“Dy popuj , një det një miqësi”, celet stina e evenimenteve italiane
TIRANE- Celet zyrtarisht stina e evenimenteve italiane në Shqipëri “Dy popuj , një det një miqësi”. Në ceremoninë e sotme, të zhvilluar në mjediset e Rezidencës Italiane në Tiranë, katër ditë para hapjes zyrtare të programit, u vu theksi mbi raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve si dhe arritjet dhe bashkëpunimet në nivelet politike, ekonomike,kulturore dhe ato të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij ambasadori italian Sabah Delia vuri theksin në kuadrin e privilegjuar të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve si dhe lidhjet tradicionale kulturore e ato të miqësisë mes dy popujve tanë.
Ai e cilësoi programin e inicuar si një "program të hapur ndaj ideve dhe nismave", ndërsa ftoi me këtë rast tërë subjektet shqiptare dhe ato italiane të marrin pjesë aktivisht në realizimin e veprimtarive të ngjeshura të kësaj stine.
"Në Itali kemi rreth 19.000 ndërmarrje të administruara apo drejtuara nga shtetas shqiptarë, rreth 20.000 studentë shqiptarë studiojnë në universitetet italiane, si një prej komuniteteve më të mëdha si dhe 84.000 nxënës që studiojnë në ciklin e ulët në Itali. Pra, kjo, përveç të tjerave dëshmon se komuniteti shqiptar është më i integruari në Itali dhe më bën të theksoj se shqiptarët në Itali janë në shtëpinë e tyre, por personalisht mund të them se edhe italianët ndodhen në Shqipëri në të njëjtën situatë”, theksoi Ambasadori D’Elia.
Për Ministrin e Jashtëm Ilir Meta një event i tillë ka domethënie të madhe për popullin shqiptar që aspiron integrimin në Bashkimin Europian.
“"Është e para për ne, pas pranimit në NATO, ku Italia pati një rol kryesor. Është një pranverë që paralajmëron lajme të mira për qytetarët shqiptarë, por edhe për popujt e tjerë të Ballkanit për sa i përket liberalizimit të vizave",” theksoi Meta.
(e.n/BalkanWeb)