E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, disa zona pa energji në Tiranë

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në kryeqytet ku disa zona po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

CEZ Shpërndarje ka njoftuar se si pasojë e dëmtimeve të linjave, momentalisht janë pa energji elektrike, zona tek stadiumi Dinamo, Komuna e Parisit, Petro Nini Luarasi dhe Farka.

CEZ raporton se po punohet për riparimin e defekteve, me qëllim kthimin sa më shpejt të energjisë në këto zona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›