Sequi-Haxhinasto: Të angazhuar për plotësimin e kushtëve të BE-së
Tiranë- Në një takim të zhvilluar sot mes zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi u diskutua për situatën politike në vend.
Gjithashtu dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për arritjet e vendit tonë në plotësimin e detyrave për proçesin e integrimit europian.
Më tej, ministri Haxhinasto u shpreh se pritshmëria e shqiptarëve është që konsolidimi i situatës në Shqipëri të reflektohet në një vendimarrje pozive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndër të tjera ministri Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi për angazhimin e plotë të qeverisë për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Statusi kandidat, në pranverë? Sequi: Varet nga vullneti dhe impenjimi Tiranë- Marrja e statusit kandidat këtë pranverë për në BE...
- Sequi: Peshkimi i ligjshëm, prioritet i BE-së Durrës- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi ka...
- Axhenda dixhitale e Shqipërisë, Sequi: E rëndësishme për KE-në Tiranë- Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, deklaroi...