E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti-Sarkozi: Masa për shpëtimin e euros

Italia ka bashkëpunuar me Francën, si dhe me Gjermaninë, për të ecur përpara drejt ndërtimit të Europës”. Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga kryeministri Italian Mario Monti. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Francës Nicolas Sarkozi, të dy shprehën mendimin e tyre për krizën që ka përfshirë vendet e eurozonës.

Gjatë konferencës, një theks i veçantë u vendos mbi vështirësitë ekonomike me të cilat përballen ekonomitë e kontinentit të vjetër. Monti deklaroi se i ka bërë të ditur Sarkozisë mbi masat e marra nga Italia, duke shtuar se ato do vijojnë më tej.

Sarkozi u shpreh se kjo është një fazë delikate për Eurozonën dhe se është thelbësore puna e çdo vendi anëtar, për nxjerrjen nga kriza. Ndër të tjera ai u shpreh se pavarësisht krizës,- Ne vazhdojmë të besojmë te Euro dhe Europa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›