E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Lubonja: Sndjej asgjë për Himnin Kombëtar

Share

Fatos Lubonja, teksa ka qenë në emisionin e Blendi Fevziut, Opinion, ku për diskutim ka qenë tema “A janë shqiptarët sot më patriotë?, ka lëshuar disa deklarata që e tejkalojnë qendrimin kritik ndaj nacionalizimit. Kështu, ai ka pohuar se nuk ndjen asgjë kur dëgjon Himnin Kombëtar.

“Nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur dëgjoj Himnin, nuk ngrihem në këmbë dhe as që më bën përshtypje. Bile të gjitha himnet e vendeve të tjera bazohen mbi ideologjitë që bënin krime e vrisnin njerëz nën thirrjet e nacionalizimit. Njësoj veproi Stalini, Hitleri e Enver Hoxha”, ka thënë Lubonja.

Më tej, ashtu siç e ka bërë edhe herë të tjera, Lubonja ka shfaqur përçmim ndaj figurës së Skënderbeut, ndërsa ka thënë se për të është parësore të jetë një qytetar i ndershëm, që punon mirë, dhe një aktivst i të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›