E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër lajm i keq nga shëndetësia, vdes gjatë lindjes 22 vjeçarja

Share

Doktori i shqiptareve

Në fund të vitit të shkuar, kryeministri Sali Berisha foli për arritjet në shëndetësi me gjysëm zëri. Fakti që ai vetë shkoi në spital privat për problemet e tij është një tregues për gjendjen e rëndë ku gjendet shëndetësia e kardiologut Berisha.

Sot shqiptarët janë gdhirë me lajmin e vdekjes së një 22 vjeçare në Korçë gjatë lindjes. Erjola Dinoshi vdiq në maternitet dhe disa media raportojnë se faji ishte i mjekëve, që u treguan të pakujdesshëm. Kurse foshnja është në gjendje të mirë. Ky ishte fëmija e parë i 22 vjeçares.

Dje u raportua për vdekjen e prokurorit që ka hetuar për disa nga çështjet më të bujshme të kësaj qeverie si rruga Durrës- Kukës apo zhdukjen e Remzi Hoxhës. Ai u shua nga një sëmundje misterioze, pasi vetëm pak kohë më parë ndjehej mirë. Qeveria nuk dha asnjë fond për kurimin e tij.

Ndërkohë komuna Qendër në Librazhd është e terrorizuar. Një 21 vjeçare, e quajtur Blerina Balla, ka humbur jetën pasi kishte kaluar një gjendje gripale, me temperaturë dhe dhimbje fyti. Më përpara një 12 vjeçare mendohet se ka vdekur në misterioze. Kurse në spital janë shtruar të tjerë pacientë me këto simptoma. Meqë mjekët nuk u japin asnjë përgjigje, banorët janë ngritur në protesta pasi mendojnë se kjo u vjen nga plehrat që depoziton aty qyteti i Librazhdit. Të paktën kryeministri ynë e di nga i vjen sëmundja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›