E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë në verilindje dhe juglindje të territorit

11-02-2012 / Gazeta 55

Ministria e Transporteve: Ja situata në akset nacionale dhe ato dytësore


Gjatë natës së kaluar reshjet e dëborës kanë qenë prezente dhe me intensitet të lartë në gjysmën e territorit të vendit, por më të theksuara në verilindje dhe juglindje. Sipasojë e stuhive dhe reshjeve të dendura, një pjesë e akseve kombëtare kalohen me vështirësi. Ministria e Transporteve këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët për të shmangur kështu aksidentet e mundshme në rrugë. Rruga Milot – Kalimash paraqet vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Ka rënë nje sasi e madhe bore në Rubik dhe rruga është me një kalim, me zinxhirë. Trashësia e borës ka arritur 50cm ne Reps dhe 1m në Kalimash. Vështirësia më e madhe për kalim është para tunelit. Një pjesë e mirë e akseve dytësore janë të bllokuara, ndërsa po punohet me ri-hapjen e tyre.


1.    D.R.Rr. Berat:    Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.


2.    D.R.Rr. Dibër:     Aksi rrugor Ura e Skurajve-Shkopet i kalueshem pa zinxhire. Aksi Qafe Buall -Shkopet është i kalueshëm me  zinxhirë. Aksi Peshkopi-Bulqize është i bllokuar. Aksi Q.Bulli-Krastë është i bllokuar. Aksi Peshkopi-Muhurr-Q.Draj është i bllokuar. Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë është i bllokuar. Po punohet në mënyrë intensive për zhbllokimin e tyre sepse ka rënë shumë borë, gjatë gjithë natës.


3.    D.R.Rr. Durrës:    Nuk ka probleme  për qarkullimin e mjeteve.


4.    D.R.Rr. Elbasan:   Aksi kryesor Q.Krrabë (Km29) – Elbasan – Librazhd – Prrenjas -Q.Thanë është i kalueshëm pa probleme. Aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është hapur deri të Shkëmbi i Shalqinit. Segmenti në vazhdim deri në Kollogjesh po punohet për t’a rihapur, pasi gjatë natës ka patur stuhi bore. Aksi Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm deri në F.Studë. Në  F.Studë trashësia e borës gjatë natës ka arritur deri në 30 cm. Në km e 8 rruga është e bllokuar dhe në pjesën tjetër kalohet me vështirësi. Aksi Labinot-Labinot Mal ka rënë rreth 30 cm borë dhe 6-7km janë të zëna. Në pjesën e Gjinarit bora ka arritur 20cm, por kjo pjesë është e kalueshme. Po punohet intensivisht me mjete për hapjen e segmenteve të bllokuara.


5.    D.R.Rr. Fier:    Hyrja e autostrades në Fier ka pak uje, por që nuk është e bllokuar dhe nuk përbën problem për qarkullimin e mjeteve. Të gjitha akset janë të kalueshme.


6.    D.R.Rr.  Gjirokastër::    Te gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë.


7.    D.R.Rr. Korçë:    Aksi Q.Thanë –Pogradec - Q.Plloçë i kalueshëm normalisht. Aksi Q.Plloçë-Korçë i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Akse problematike janë Sovjan-Petrushë dhe Pose-Zemblak ku qarkullimi kryhet me vështirësi pasi frynë erë e madhe dhe ka reshje dëbore. Aksi Korçë-Kapshticë pjesërisht me zinxhirë. Aksi Korçë-Q.Qarri po punohet për zgjerime (1m borë me erë). Korçë - Voskopojë e kalueshme me zinxhirë. Aksi Zemblak-Dogane-Goricë me gjatësi 32 km, po punohet për zhbllokim 10 km e fundit. Aksi Maliq –Llozhane i hapur por i kalueshem me zinxhireme. Aksi Boboshtice –Dardhe i bllokuar ne 10 km. Nata ka pasur stuhi te shumta debore.


8.    D.R.Rr. Kukës:    Në Qarkun e Kukësit reshjet e borës bien me një intensitet shumë të lartë. Në qytet trashesia e bores ka arritur deri në 70 cm. Pjesa e Kalimashit e kalushme me zinxhirë, te pjesa e tunelit trashësia e borës ka arritur deri në 1.2m. Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet pa probleme. Në akset: Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë qarkullohet me zinxhirë. Kukës-Morinë(doganë), Aksi Kukës-Draj Reç, deri në 5.0km. e fundit qarkullohet pa zinxhirë, segmenti në vazhdim deri në Draj Reç është i bllokuar. Aksi Kukës-Topojan-Shishtavec është i hapur deri në 2.0km.e fundit, qarkullohet me zinxhirë. Seg. në vazhdim është i bllokuar.


Në Tropojë: Gjatë natës ka patur rreshje të dendura bore. Në akset: B.Curri-Sopot, B.Curri-Ura Fierzë, Plepa-Q.Prush(doganë), Sopot-Ura Bujan qarkullohet me zinxhirë. Aksi Sopot-Q.Morinë, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Krumë-Kam qarkullohet me zinxhire. Aksi Krumë – Qafë Prush qarkullohet me zinxhire. Puna për zhbllokimin e rrugëve ka vazhduar gjatë gjithë natës.


9.    D.R.Rr. Lezhë:    Në aksin Reshen –Kalimash ka reshje bore dhe aksi eshte i kalueshem me zinxhire. Aksi Rreshen –Qafe Bene është i kalueshem me zinxhire.


10.    D.R.Rr. Shkodër:     Aksi Ura e Kirit-Qafë Laç-Q.Qelë qarkullohet me  zinxhirë.  Ne Aksin Qafa Laç -Karme -Koman  eshte e bllikuar pjesa  Karme –Koman. Rruget e Shkodres te kalueshme me zinxhire. Malësi e Madhe: Ka rene mbi 30 cm borë e re. Aksi Dedaj-Razëm, qarkullohet me zinxhirë. Koplik-Bogë deri në Ducaj qarkullohet normalisht, seg.deri në Bogë me zinxhirë. Në rrethin e Pukës: Në Aksin Q.Qelë-Pukë  ne pjesen nga Q.Qelë deri ne  Luv qarkullohet me zinxhire.Ne Luve ka arritur trashesia e bores deri ne 30cm. Aksi Puke-Fushe Arrez i kalueshem me zinxhire. Në Aksin Q.Mali-Q.Shllake pjesa Q.Mali-Lajthize është e bllokuar, pjesa nga Lajthiza ne Q.Shllak po punohet intensivisht per tu hapur rruga. Aksi Q.Mali-Fierze është i bllokuar, në Mzi janë bllokuar 2 fadroma per mungese karburanti. Tërheqim vëmëndjen për drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës, veç kësaj të jenë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.


11.    D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë (Km. 29) qarkullohet pa probleme. Në seg. Trau Dajt-Vilat Qeveritare-Q.Mollë qarkullohet pa probleme. Qafë Mollë-Shën Mëri rekomandohen zinxhirët.


12.    D.R.Rr. Vlorë:    Në Llogora,gjatë natës ka patur rreshje bore. Qafa e Llogarasë është e kalueshme me zinxhire, kurse pjesët e tjera pa zinxhirë.


Rruga      Milot – Kalimash:    Ka rënë një sasi e madhe bore në Rubik dhe rruga është me një kalim, me zinxhirë. Trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm në Reps dhe 1 m në Kalimash. Vështirësia më e madhe për kalim është para tunelit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›