Moti i keq, izolime dhe evakuime banorësh në disa zona të vendit
Reshjet e dëndura që kanë përfshirë sot Shqipërinë kanë shkaktuar probleme serioze në shumë rrethe. Përmbytje, bllokime rrugësh, izolim dhe evakuime banorësh janë shënuar në disa zona periferike, ndërkohë që qendrat e qyteteve kanë ‘notuar’ në ujë.
BeratSituatë tepër e vështirë në rrethin e Beratit. Rreth 100 ha tokë është përmbytur, ndërkohë që janë shënuar shkarje dheu në shumë zona. Banorët e më shumë se 30 banesave nga shtëpitë e tyre. Si pasojë e reshjeve të dendura shumë familje në lagjen "Clirim", " 30 Vjetori" dhe disa familjarë që banojnë në pjesën e quajtur ‘Harku’ në qytetin e Beratit kanë marë disa rroba trupi, kanë gritur në lartësi disa orendi shtëpiake dhe kanë rendur për t’i shpëtuar përmbytjes.
Probleme ka pasur edhe në zonat muzeale, ku kanë nisur rëniet e mureve, në ato pjesë që nuk kanë parë dorën e rikosntruksionit.
Banorët thonë se problemi ka ardhur si shkak i carjes së kolektorit të ujërave dhe zbrazjes së tij në rrugë, ndërkohë që mjetet zjarrfikëse kanë nisur punën për thithjen e ujërave.
Në fshatra situata është kritike, pasi dalja e lumit të quajtur lumi i "Lapardhicës", kka marrë me vete tre mjetet me pasagjerë, por për fat nuk janë shënuar viktima.
Dëme të shumta ka patur dhe në komuna të ndryshme ku 40% e kryekomunarëve të qarkut të Beratit janë drejtuar pranë Bashkisë dhe kanë paraqitur problemet e tyre, ku më problematike kanë qënë fshatrat "Mbrakull", "Velabisht", "Lumas" etj.
FierReshjeve të denduar në Fier i është shtuar edhe problemi i daljes nga shtrati të lumit Gjanica, i cili ka përmbytur krejt tregun industrial dhe banesat e dyqanet pranë tij. për pasojë dy lagje janë në izolim të plotë, ndërkohë që banorët njoftojnë se futja e ujit në banesda u ka shkaktuar dëme të mëdha.
Situata problematike është shënuar paradite ku si pasojë e reshjeve është bllokuar autostrada Fier-Lushnje. Në vendin e quajtur Vajkan ku lidhet rruga nacionale me autostradën një segment prej 500 metrash ishte përmbytur nga ujërat duke e bërë të pakalueshme nga mjetet.
Në fshatin Ferras, komuna Levan si dhe në dy fshatra të komunës Frakull janë raportuar banesa të përmbytura. Po ashtu edhe në Patos dhe Mallakstër shirat kanë bllokuar rrugën në disa segmente si te kthesa e Patosit, në drejtim të Ballshit dhe në ish parkun e mallrave në hyrje të qytetit të Fierit.
ShkodërNga informacionet e marra pranë shtabit të emergjencave të prefekturës së qarkut të Shkodrës problemet më të mëdha i paraqesin komunat Bushat, Berdicë, Hajmel e Vig Mnelë, ku si pasojë e mosfunksionimit të sistemit kullues është përmbytur tokë bujqësore. Sipas kryekomunarit të Berdicës, Qamil Xhorreta, kanalet kulluese janë të mbyllura dhe ndërrmarrja e kullimit nuk ka marrë masa për t’i zhbllokuar ato pa filluar reshjet e shiut. Kjo rrezikon përmbytje të mëdha në Berdicë të mesme. Në komunën Hajmel, reshjet e kanë shtuar së tepërmi nivelin e ujit në lumin Gjadër dhe një urë lidhëse mes dy fshatrave rrezikon të shembet, ndaj është bllokuar kalimi në të. Në komunën e Vig- Mnelës, nga pesë prita të domosdoshme për të penguar vërshimin e lumit Gjadër i cili prej vitesh është problematik në këtë zone duke shkaktuar përmbytje, dy funksionojnë përgjysmë ndërsa dy prita nuk funksionojnë fare.
Situata paraqitet problematike dhe në disa lagje periferike të qytetit të Shkodrës. Lagja Draçin, ndër më të vjetrat është mbulluar nga uji dhe në rrugët e saj lëvizet me shumë vështirësi dhe vetëm me automjete.
Reshjet e shumta kanë shtuar prurjet duke rritur nivelin e ujit nëkaskadat e lumit Drin I cili kthehet në një rrezik serioz në rast të shkarkimit të ujit nga hidrocentralet. Sipas të dhënave zyrtare niveli i Fierzës ka arritur në 269.6 metra ndërsa prurjet llogariten në 700 metra kub ujë në sekondë, ndersa në hidrocentralin e Komanit niveli ka arritur ne 172. 8 metra dhe prurjet llogariten ne 1300 metra kub ne sekonde.
Durrës Qindra banorë kanë lënë shtëpitë e tyre në Porto Romano, Kënetë, Shkozet, Plazh dhe në lagjen numër 15, 17,18 pasi uji ka hyrë brenda duke e barë të pabanueshme banesën. Kamer Roçi, banor në Shkozet thotë se ai ëhstë i vetëm në shtëpi nga 11 anëtarë që ka dhe ka qëndruar në banesë për të ruajtur mallin që i ka dalë jashtë përdorimi.
Ujërat në Durrës kanë bllokuar pikat kyçe të kryqëzimeve si në pjesen veriore të qytetit lagjen problematike nr.18, por edhe në qendër. Për pasojë është bllokuar udhëkryqi në afërsi të Mauzeleumit të Dëshmoreve. Ujërat kanë vërshuar edhe në lagjen rome të N. Tullave në periferi të lagjes 14 Shkozet dhe kanë hyrë në rreth 120 banesa të varfëra të kësaj lagjeje. Përmbytje shtëpish ka pasur edhe në shtëpitë e lagjes së plazhit që ndodhen në afërsi të kolektorit të shkarkimeve pranë stacionit të vjetër të trenit në Shkozet.
PortiShiu dhe era kanë paralizuar të gjithë aktivitetin përpunues në port. Të vetmet mjete lundruese që kanë hyrë e kanë dalë nga porti kanë qenë 3 tragete, ndërsa është bllokuar flota e peshkimit. Puna në port u bllokua për të parandaluar ndonjë avari të mundshme. Vinçat kanë bërë pushim të detyruar, kurse sektori i përpunimit të kontenierëve dhe skrapi e mineralet në pjesën lindore të portit janë përpunuar në anije për import dhe eksport.
TiranaNë qark evidentohet si problem dalja e ujërave të Lumit të Tiranës në zonën e Babrrusë të Komunës Paskuqan, në zonën ku banon popullsia rome. Sipas qendrës së emergjencës këta banorë janë evakuuar. Në Kombinat është rrezikuar përmbytja e Nënstacionit Elektrik, dhe për këtë ndërhynë forcat zjarrëfikëse. Disa probleme të vogla paraqiten në rrugën ‘’Komuna e Parisit’’, ku u punua me pompa nga një mjet zjarrfikës, si dhe në rrugën ‘’Don Bosko’’ etj, në të cilat po punohet për lehtësimin e situatës.