SHBA, Obama zgjedh Richardsonin ministër të Tregtisë
Presidenti Barak Obama ka zyrtarizuar një tjetër anëtar të stafit të tij. Pak më parë gjatë një deklarate nga Çikago ai ka deklaruar emrin e Bill Richardson, guvernatorin e New Mexicos dhe ish ministrin e Energjisë në kohën e presidencës së Bill Klintonit, në postin e ministrit të Tregtisë.
Richardson, 61-vjeç do të zëvendësojë një tjetër spanjoll, Carlos Gutierrez. Obama ka shtuar se Richardson do të bëhet ambasadori i planit të tij për mëkëmbjen e ekonomisë në vend.
Emerimi i fundit, kompleton skuadrën qeveritare, pas zgjedhjeve të dy ditëve më parë të Hillari Klinton si sekretare e shtetit, Robert Gates, shefi të Pentagonit, ndërkohë që Susan Rice, këshilltarja e tij për politikën e jashtme u emëruar ambasadorja e re e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ish gjenerali i marinës, Jim Jones mori postin e shefit të Këshillit për Sigurinë Kombëtare. Në krye të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme Obama zgjodhi guvernatoren e Arizonës, Janet Napolitano në krye të kësja ministrie.
Avokati dhe ish funksionari i administratës së Clintonit, Eric Holder është ministri i ri i sapozgjedhur i Drejtësisë.