Shqiptarët, pa drita por me faturat më të shtrenjta në rajon
Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëria është më i lartë sesa në vendet e tjera të rajonit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Entit Regullator të Energjisë (ERE) ku rezulton se kostoja e energjisë elektrike në Shqipëri është më e lartë se ajo e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo edhe Serbisë.
Sipas raportit të ERE-s vendi ynë ka një çmim mestar prej 7.21 euro cent/kilovat. Duke lënë pas Maqedoninë me 6.78 euro cent/kilovat, ndërsa Kosova ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike vetëm 4.95 euro cent/kilovati. Kjo sa i takon konsumatorëve fundorë.
Ndërsa për konsumatorët familjarë çmimi peson një rritje të mëtejshme. Ku vendi ynë renditet i dyti me 6.72 euro cent/kilovati, dhe në vend të parë është Maqedonia me 7.27 euro cent/kilovati. Por kësaj shume i shtohet edhe TVSH-ja që sërish në Shqipëri është 20%, pra më e lartë se në vendet e rajonit ku është 17%.
Çmimi i energjisë elektrike ka pesuar një rritje mbi 30% në 6 vitet e fundit, edhe pse ende shqiptarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Ditët e fundit po vihet re një ndërpreje e energjisë elektrike si në kryeqytet ashtu edhe në zona të tjera të vendit.
Shkrime të tjera me interes:
- Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
- Çmimi i energjisë, ERE: Nuk do të ndryshojë, të pakten deri në 2014-ën Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë, të...
- Abuzimi me faturat e energjinë, prokuroria heton CEZ Tiranë – Ankesat e qytetarëve për mbifaturimin e energjisë elektrike...