E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq merren masa ne aeroporte. Trenat shtyjne udhetimet

Kryeministri britanik David Kamerun ka ofruar trupa për të ndihmuar në pastrimin e akullit dhe borës në aeroportet e vendit, të bllokuara prej ditësh nga vonesat në fluturime dhe nga mijëra pasagjerë të irrituar, që përpiqen të kthehen në shtëpi për festa. Kamerun u shpreh  se bora e madhe dhe akulli, e kanë bërë të paevitueshme ngadalësimin në aeroportin Hethrou.

Ky aeroport është më i ngarkuari në Evropë por është detyruar të operojë vetëm me një të tretën e fluturimeve normale. Vonesa të mëdha pati sot edhe në aeroporte të tjera të rëndësishme në Evropën Veriore ndërsa  e ka detyruar shërbimin e trenave të shpejtë Eurostar t’u kërkojë pasagjerëve të shqyrtojnë mundësinë e anulimit, apo shtyrjes së udhëtimeve. Metereologët parashikojnë që gjatë gjithë javës të vazhdojë moti i keq, ndërsa Evropa po përjeton motin më të ftohtë dhe me borë në disa dekada.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›