Moti i keq në Itali, një i vdekur nga përmbytjet në Verona
VERONA - Moti i keq ka shkaktuar viktimën e parë në Itali. Një person është gjetur i vdekur në Verona, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dy ditëve të fundit.
Një 58-vjeçar u gjet i pajetë në një garazh të përmbytur. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierë dhe ekipet e zjarrfikësve, ndërsa kanë mbërritur ekipe edhe nga Venezia.
Alarm ndërkohë edhe në qendër dhe veri të Italisë. Në Aosta ndërkohë është mbyllur autostrada shtetërore 26 – A, për shkak të rrëshqitjeve të dheut gjatë natës, ndërsa autoritetet kanë nisur ndërhyrjet për lirimin e rrugëve.
Nga ana tjetër duket se qyteti i Viçencës i ka shpëtuar një tjetër përmbytjeje, pas alarmit për daljen e lumit nga shtrati. Pas disa orë pune dhe pushimit të reshjeve, niveli i lumit ka zbritur. Megjithatë autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave si mase paraprake.
(er.nu/news24/BalkanWeb)