E Diel, 1 Nëntor 2026

MB bën bilancin, Nishani: Çështja Konomi, zjarret dhe përmbytjet u mirëmenaxhuan nga policia

Tiranë- Policia e Shtetit ka mirëmenaxhuar çështjen “Konomi”, zjarret dhe përmbytjet që përfshinë vendin gjatë vitit 2011. Për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit vlonjat Konomi policia i ka dorëzuar prova dhe informacione të rëndësishme Prokurorisë. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Bujar Nishani gjatë analizës së punës për vitin 2001 të kësaj ministrie.

I qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëdnësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo cështje për tu gjykuar- deklaroi Nishani.

Ndër të tjera Nishani e ka vlerësuar punën e ministrisë së Brendshme gjatë 2011-ës si dinjitoze dhe në përmbushje të objetivave të saj.

Viti 2011 për Ministrinë e Brendshme ishte me dinamikë të madhe, u përmbushën në mënyrë dinjitoze detyrimet në përballimin e sfidave për vendin. Përballuam situaën e përmbytjeve dhe të zjarreve. U menaxhua fluksi i madh i turistëve gjatë sezonit veror dhe u sigura rendi dhe qetësia.,- tha minsitri Nishani.
Sipas minsitrit të Brendshëm gjatë 2011-ës ka shenuar rritje niveli I zbulueshmërisë së elemetit criminal.
Niveli i zbulueshmërisë së vrasjes u rrit në masën 84%. Është bërë zbulimi i 298 veprave të vjetra nga të cilat, zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativa, 31 vjedhje me dhunë 49 vjedhje banesash, 29 vjedhje automjetesh etj- deklaroi Nishani.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Azil në BE me dokumenta fallco, Nishani: Ndjekje penale ndaj shkelësve Tiranë- Ndjekje penale dhe masa ndëshkimore për të gjithë ato...
  2. Festat- Nishani dhe Burgaj, drekë me familjarët e policëve të vrarë Durrës- Krerë të lartë të policisë së shtetit, kanë qenë...
  3. Dhuna në familje, Nishani: Politika të ashpra ndëshkuese Tiranë- Krijimi i kushtëve mbrojtëse për femrat e dhunuara, si...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›