E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e nënës në lindje, policia nis hetimet ndaj mjekëve

KORCË- Policia ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Maternitetin e Korçës, ku një nënë e re 22-vjecare humbi jetën tragjikisht teksa po sillte në jetë foshnjën e saj të seksit mashkull.

Pas dyshimeve të policisë dhe pretendimit të familjarëve të viktimës 22-vjecare Erjola Dinoshi, për një mjekim të pakujdeshëm, një ekip mjekësh specialist nga Tirana kanë mbërritur në Korcë për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesit e spitalit të qytetit juglindor menjëherë pas vdekjes deklaruan se vajza pati një hemorragji cerebrale dhe humbi ndjenjat gjatë lindjes. Ndërkohë priten rezultatet e ekspertizës për të qartësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›