Ekonomi, leku nis forcimin ndaj dollarit amerikan
Prej disa ditësh dollari USD është dobësuar shumë ndaj lekut në këmbimet valutore. Një dollar është blerë sot me 95,6 lekë dhe është shitur me 96,1 lekë, ndërsa dje një dollar blihej me 97,5 lekë dhe shitej me 98 lekë.
TIRANË- Në momentin kur u mendua se dollari po fitonte shume terren ndaj monedhes vendase ne Shqipëri, lekut, ndodh e papritura. Prej disa ditësh dollari amerikan është dobësuar shumë ndaj lekut në këmbimet valutore. Ai po humbet terren, sidomos nga fillimi i kësaj jave dhe sot ka patur një humbje prej afro 2 pikësh në krahasim me ditën e djeshme.
Një dollar është blerë sot me 95,6 lekë dhe është shitur me 96,1 lekë, ndërsa dje (19 mars) një dollar blihej me 97,5 lekë dhe shitej me 98 lekë.
Rënia e vlerës së dollarit në tregun e valutor ndaj lekut vihet re jo vetëm në krahasim me fillimin e kësaj jave, por edhe me një javë më parë, kur nisi dobësimi i tij kundrejt monedhës shqiptare.
Në fillim të kësaj jave, një dollar blihej me 101 lekë dhe shitej me 101,5 lekë, ndërsa para një jave një dollar blihej me 102,3 lekë dhe shitej me 102,8 lekë.
Dollari ka humbur 6 pikë në krahasim me një javë më pare, ndërkohë që rritja e vlerës së lekut ka qënë më e madhe sidomos gjatë ditëve të javes në vazhdim.
Dollari e kishte kuotën më të lartë në këmbimet valutore me lekun gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur ai blihej me 96,7 lekë.
(d.b/BalkanWeb)