LSI, fushatë amerikane
Lëvizja Socialiste për Integrim kontrakton kompaninë amerikane "Greenberg Quinlan Rosner" për fushatën zgjedhore. LSI ka firmosur dje marrëveshjen e bashkëpunimit për të bërë një fushatë elektorale sipas modeleve amerikane. Kjo kompani ka organizuar fushatat elektorale të Bill Klinton, Toni Blair dhe tashmë në 2009-ën do të jetë kuruesja e imazhit të LSI-së.
"Ka një gjë që i bashkon klientët tanë, këta janë kandidatë progresivë që përballen në zgjedhje të vështira në rrethana të ndryshme, por që kanë ide të mëdha, projekte të mëdha dhe ambicie për të ndryshuar vendin e tyre, dhe gjithashtu lidera që kanë qenë të suksesshëm më parë gjatë qeverisjes së tyre", është shprehur zv/presidenti i kësaj kompanie, Mark Feirstein.
Ai ka shtuar se "partneri jonë natyral në Shqipëri është Ilir Meta, ai ka qenë Kryeministër në një moshë të re. Nëse shikoni historinë e vendit, vihet re një lulëzim ekonomik gjatë kohës kur Meta ishte Kryeministër për shkak të investimeve dhe realizimeve të asaj kohe. Gjithashtu ka qenë një mik i mirë për SHBA dhe ka pasur bashkëpunim të mirë me to për çështjet kyçe të rajonit".
Zv.presidenti i "Greenberg Quinlan Rosner" theksoi se "ne kemi përjetuar një krizë të jashtëzakonshme në vitet ‘96-‘97. Vendi duhet të evitojë rënien e një kolapsi ekonomik dhe për këtë pa dyshim që duhet jo vetëm një lidership i provuar në vështirësi, por njëkohësisht është e domosdoshme dhe një eksperiencë shumë e suksesshme ndërkombëtare", u shpreh Ilir Meta, kryetar i LSI-së.
E njëjta kompani ka qenë e kontraktuar në disa raste kur liderat politikë kanë qenë fitues në rezultate surprizë. "Në 1992 kompania jonë ka punuar për fushatën e Bill Klintonit kundër Xhorxh Bushit. Ishte një fushatë e suksesshme, kemi punuar në Britani për Toni Blerin, dhe ajo ka qenë një fushatë e suksesshme. Kemi pasur kënaqësi të punojmë dhe me Nelson Mandelën në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Në 2006 në Evropë, kemi punuar në Austri, në një fushatë që çoi në fitoren e tyre dhe të klientit Gusenberg, i cili u zgjodh kancelar, pra Kryeministër", vijoi Feirstein. "Besojmë në një bashkëpunim shumë të suksesshëm për zgjedhjet e 28 qershorit dhe jam i bindur që një bashkëpunim i tillë nuk do i shërbejë vetëm suksesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por do të jetë njëkohësisht dhe risi lidhur me fushatat elektorale në vend, lidhur me strategjitë e këtyre fushatave", tha Meta.