Moti i keq përfshin Evropën Qendrore, 8 të vdekur nga përmbytjet
Situatë vërtet e rëndë raportohet nga përmbytjet në Evropën Qendrore ku të paktën tetë persona kanë vdekur në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Ceki. Nivelet e lumenjve në Republikën Çeke janë rritur ndjeshëm gjatë natës, ndërsa autoritetet janë detyruar të hapin disa diga në jug të vendit.
Në Pragë janë duke u ngritur vazhdimisht barriera metalike për të penguar nivelin ekstrem te ujit në Lumin Volltava. Gjendja emergjente mbarëkombëtare mbetet në fuqi, pasi nivelet e ujit pritet të arrijnë kulmin gjatë ditës së sotme.
Mbi 7,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë në pjesën perëndimore të vendit. Disa stacione të metrosë në Pragë janë mbyllur, ashtu si edhe disa shkolla. Gjendja e emergjencës është shpallur edhe në të gjithë Bavarinë, ndërsa kancelarja Angela Merkel do të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet.
(e.m/BalkanWeb)