E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilbao, mjeshtri i arteve marciale masakron prostitutën

BILBAO- Tre herë kampion botëror në kung fu, tetë herë kampion i Spanjës. Ai njihet edhe si mjeshtri i parë i Shaolin, trajnonte nxënës nga e gjithë Europa për arte marciale, ndërsa e kishte shndërruar palestrën e tij edhe në tempull budist. Bëhet fjalë për Juan Carlos Aguilar 47-vjec, i cili njihet me emrin e artit Huang C. Aguilar.

Ky i fundit ka pranuar të ketë rrahur dhe torturuar deri në koma një grua. Por jo vetëm, teksa është arrestuar nga policia ka pranuar se ka vrarë edhe një tjetër.

Ai është parë nga një kalimtar teksa tërhiqte prej flokësh një grua në tempullin e tij budist të Bilbaos. Ky i fundit ka lajmëruar policinë lokale. Pasi kanë shqyer portën agjentët e policisë kanë gjetur brenda Adën vajzën nga Nigeria, 29 vjec e cila ushtronte profesionin e prostitutës.

Vajza ishte e lidhur në këmbë e duar dhe e rrahur krejtësisht, ndërsa Huang C. Aguilar nuk i bëri rezistencë policisë.

Pas kërkimeve në palestrën e tij është gjetur një kuti e madhe që mbante kocka njerëzore. Mbetjet janë cuar në ekzaminim laboratorik për të zbuluar ADN.

Mjeshtri ka pranuar se viktima e tij e vetme nuk është Ada. Javën e kaluar ai ka pranuar se ka vrarë një tjetër prostitutë.

Pas këtij lajmi opinioni publik por edhe nxënësit e tij kanë mbetur të shokuar, pasi e njohin si një njeri të përsosur dhe të përkushtuar në punën e tij.

Mësohet se Aguilar ishte i divorcuar me dy fëmijë adoleshentë. Ish- gruaja, doktoreshë, e cilëson si një person të mirë, por që e kishte të vështirë të jetonte me të për shkak se i ishte dedikuar meditimit dhe rrugës drejt iluminizmit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›