Moti i keq, përmbytje dhe errësirë në Shqipëri
Durrës, fortunali fundos dy anije dhe tmerron qindra udhëtarë
Dy peshkatore janë fundosur, ndërsa pasagjerët e trageteve të linjës Bari-Durrës, "Aurelia" dhe "Flaminia", kanë kaluar orë të tëra ankthi deri në çastin e zbarkimit. Pronarët e anijeve të mbytura të peshkimit akuzojnë Kapitanerinë e Portit për menaxhim të keq të situatës detare dhe dëmtimin e pronës së tyre. Moti i keq, që ka përfshirë të gjithë vendin, ka regjistruar probleme serioze në portin më të madh të vendit. Gjiri i Durrësit u përfshi gjatë orëve të para të së shtunës nga një stuhi e fortë detare, jo pa pasoja. I egërsuar si pasojë e fortunalit, deti ka arritur forcën 8-9 ballë, ndërsa era një shpejtësi prej 130 km në orë. Kapitaneria e Portit ka urdhëruar pezullimin e lundrimeve mbi Adriatik të të gjitha mjeteve lundruese pa dallim tonazhi, deri në përmirësimin e situatës detare. Ngjarjet e njëpasnjëshme në port kanë nisur me një incident që ka qenë fatal për tre prej peshkarexhave, që ndodheshin pranë. I mbërritur mesnatën mes së premtes dhe së shtunës, trageti "Aurelia", i kompanisë së lundrimeve "Adriatika", është vonuar në ankorim. Gjatë manovrimeve për t‘u ankoruar në terminalin e trageteve, si rezultat i erës së fortë, kapiteni ka humbur kontrollin e tragetit, pa mundur ta fiksojë në kalatë. Mëngjesin e djeshëm, trageti i kontrolluar nga era është përplasur me anijet e peshkimit, kalata e të cilave është përbri terminalit të trageteve. Pasojë e përplasjes ishte fundosja e peshkatoreve "Taulanti" dhe "Akuario 3", dëmtimi i rëndë i motopeshkatores tjetër "El Paso", si dhe dëmtimi i të paktën pesë të tjerave. Pronarët e anijeve të fundosura dhe atyre të dëmtuara kanë fajësuar Kapitanerinë e Portit, e cila, me gjithë kushtet e papërshtatshme të motit, ka lejuar ankorimin në kalatë të tragetit "Aurelia". Të irrituar për ngjarjen, pronarët kanë kërkuar dëmshpërblim të menjëhershëm të dëmit që cenon rëndë situatën ekonomiko-financiare të familjeve të tyre dhe të peshkatarëve të punësuar në to. Paraprakisht flitet për një dëm që varion nga 150-250 mijë euro, po do të jetë një komision i posaçëm, i kërkuar nga peshkatarët, që do ta vlerësojë atë. Ndërkaq, lëvizjet e pakontrolluara të tragetit, për shkak të erës së fortë që mori në dorë drejtimin e tij, shkaktuan panik tek udhëtarët e "Aurelias". Për orë të tëra, ata kanë përjetuar ankthin e një udhëtimi të vështirë mbi Adriatik dhe rrezikun që ndjenë nga lëkundjet e pakontrolluara të tragetit pas futjes në basenin portual. Në ndihmë të tragetit kanë shkuar mjetet e shpëtimit detar, rimorkiatorët dhe pas shumë përpjekjesh kapiteni dhe ekuipazhi i tragetit kanë marrë në zotërim situatën dhe realizuar ankorimin e vështirë, duke zbarkuar në tokë pasagjerët e lodhur dhe të frikësuar nga egërsia detare. Edhe pasagjerët e tragetit "Flaminia" kanë kaluar orë të tëra ankthi nën rrezikun që paralajmëronte stuhia detare në Adriatik. E ndonëse udhëtimi i tyre ka shënuar veç dy orë vonesë, ankorimi në kalatë ka qenë i pamundur për më shumë se pesë orë të tjera, për shkak të motit të keq. Në bordin e këtij trageti ndodheshin rreth 200 persona. Rreth pasdites, situata detare është qetësuar disi, duke bërë të mundur rinisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të madh.
Katër persona plagosen rëndë nga stuhia në Kukës dhe në Elbasan
Tre fëmijë u dëmtuan nga thyerja e xhamave
Katër persona janë plagosur gjatë ditës së djeshme për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura që kanë përfshirë pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. Në Kukës, një qytetar rrezikon jetën, pasi u godit nga një depozitë uji, që ra nga tarraca e një pallati, ndërsa në Elbasan, tre fëmijë kanë marrë plagë të rënda nga thyerja e xhamave të shtëpive prej erës së fortë, që ka bërë që edhe tjegullat e çative të fluturonin.
Kukës
Një stuhi me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë rajonin e Kukësit, kryesisht qytetin dhe rrethinat rreth orës 05:00 të ditës së shtunë. Shkarkimet atmosferike, cikloni dhe era e fortë kanë dëmtuar një numër shtëpish, dyqane etj., kryesisht ndërtesat që kanë pasur mbulesa llamarine. Nëpër fshatra, sipas njoftimeve të para, era e fortë ka shkatërruar disa ndërtime prej druri dhe kryesisht plevica të bagëtive. Dëmtime ka pësuar dhe rrjeti i sistemit të dytë shpërndarës elektrik, ndërsa rrjeti i tensionit të lartë nuk është dëmtuar. Në shumicën e fshatrave si dhe 2/3 e qytetit mungon energjia elektrike. Nëpër rrugët e qytetit kanë rëndë dhe tabelat e mëdha të reklamave. Në mëngjes herët, një qytetar, i quajtur Shukri Tota, 65 vjeç, është plagosur teksa po ecte në qendër të qytetit, kur i ka rënë përsipër një depozitë uji që nga tarraca e katit të gjashtë. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, pikërisht atëherë kur stuhia e fortë ka shkulur gjithçka nga tarracat me antena e bidonë etj. 65-vjeçari Tota është dërguar menjëherë në spital, por mjekët thanë se është në rrezik për jetën.
Elbasan
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar jo pak dëme në Elbasan. Në rrethinat e këtij qyteti stuhia ka bërë "kurban" të paktën tri shtylla të linjës elektrike. Në lagjen që thërritet me emrin ish-NSHU, të paktën tri pemë janë rrëzuar duke bllokuar qarkullimin për më se dy orë, por njëra ka rënë mbi një shtyllë tensioni elektrik, që ka lënë tërë këtë lagje me afro 4 mijë banorë pa energji elektrike. Ndërkohë, në repartin e urgjencës së spitalit kirurgjik të Elbasanit janë paraqitur tre fëmijë të gjakosur. Era e fortë, që ka shkulur edhe çati shtëpish, kishte bërë që nga përplasja e dyerve me xhama të plagoseshin tre fëmijë. Xhamat e thyer nga era e fortë kanë plagosur fëmijët, të cilët, sipas mjekëve kirurgë, kanë plagë të rënda. Përgjatë kohës së stuhisë, energjia elektrike është ndërprerë gati në tërë qytetin, për t‘u rikthyer vetëm pas orës 13:00. Dëmet materiale janë ende të pa llogaritura zyrtarisht, por, sipas të dëmtuarve, arrijnë në miliona lekë. Pritet që sot organet vendore të bëjnë bilancin zyrtar të dëmeve.
Korçë
Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën në Qafëthanë
Mëngjesi dhe mesdita e djeshme kanë qenë tepër të vështira për drejtuesit e mjeteve për shkak të dëborës që ka vështirësuar ngjitjen në Qafëthanë. Ndërsa në orët e para të mëngjesit, asfalti është mbuluar nga ngricat në rrugët nacionale, në mesditë trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm në qafat që konsiderohen edhe më problematike për qarkullimin rrugor në këtë stinë dimri. Pavarësisht nga pastrimi i akseve rrugore, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme dhe bllokim në disa nga qafat e rrugëve nacionale në juglindje të vendit, ndërsa ajo që ka qenë më e vështira për qarkullimin rrugor dhe është bërë e pakalueshme ka qenë pikërisht Qafëthana. Kjo qafë është bllokuar për 30 minuta në mëngjes, ndërkohë që mjete të shumta kanë qëndruar në pritje të zhbllokimit dhe ndërhyrjes me mjete borëpastruese dhe hedhjen e kripës dhe skories për të mundësuar lëvizjen. Edhe në mesditë të paktën 50 mjete kanë qëndruar në bllokuara në ngjitje.
Librazhd
Reshjet e shiut rrezikojnë 16 familje nga përmbytjet
Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar mjaft probleme në disa lagje të qytetit të Librazhdit. Situata ka qenë më e rrezikshme në lagjen e ish-Sharrës, ku 16 familje janë bllokuar brenda banesave dhe e kanë pasur të vështirë të dalin jashtë për shkak të bllokimit të pusetave dhe derdhjeve të ujërave, ndërkohë që edhe ujërat e zeza kanë shpërthyer në hyrje të pallatit. Gjithashtu, problem ka pasur edhe lagjja e "Detashmentit", ku gërryerjet e lumit Shkumbin kanë krijuar mjaft probleme, duke rrezikuar 18 familje. Ndërkohë, prurjet e mëdha të lumit Shkumbin rrezikojnë pritat lumore, të cilat kanë filluar të shkatërrohen dhe blloqet e betonit kanë qenë të pafuqishme për të përballuar furinë e ujit. Bashkia e Librazhdit ka futur në punë edhe fadromat për zhbllokimin e pusetave dhe kanaleve. Dje në familjet e rrezikuar ishte edhe deputeti Taulant Balla, i cili tha se jeta e këtyre familjeve është në rrezik nga dalja e lumit.
Avari pësojnë edhe shumë linja të tensionit të lartë e të mesëm
Stuhia, përmbyten shtëpitë te Bregu i Lumit
Reshjet e dendura të shiut, të një dite më parë, kanë shtuar edhe më varfërinë e banorëve të Bregut të Lumit, në periferi të Tiranës. Një numër i konsiderueshëm familjesh kanë mbetur jashtë, si pasojë e përmbytjeve të shtëpive të tyre, pas vërshimit të ujërave të lumit. Më e vështirë ka qenë situata për ato banesa të ndërtuara më pranë shtratit të lumit, që ka vërshuar me shpejtësi pas reshjeve të dendura të shiut. Sipas banorëve të Babrroit dhe të Paskuqanit, vërshimi i ujit ka ndodhur me shpejtësi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke i zënë ata krejtësisht të papërgatitur për të shpëtuar të paktën orenditë shtëpiake. Ndërkohë që, një pjesë e tyre e konsideron veten me fat që të paktën arritën të shpëtojnë fëmijët. Kjo situatë është verifikuar edhe nga drejtuesit e Emergjencave Civile. Në ditët në vijim pritet edhe një vendim për të ndihmuar këta të përmbytur.
Stuhia
Një erë më shpejtësi deri në 30 metra në sekondë është shndërruar në një stuhi që nuk ka kaluar pa lënë gjurmë në kryeqytet. Mëngjesin e djeshëm ka pasur shumë pemë të shkulura nga rrënjët si pasojë e tërbimit të këtyre ditëve dimërore. Fatmirësisht, pemët e rrëzuara përgjatë skarpateve të Lanës nuk kanë shkaktuar dëme materiale apo viktima në njerëz dhe punonjësit e bashkisë që herët në mëngjes kanë nisur të pastrojnë dhe sistemojnë vendin. Dëmet
Moti i keq dhe era e fortë janë bërë shkaktarët kryesorë të një morie defektesh në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm të energjisë elektrike pothuajse në të gjithë vendin. Kjo ka çuar më tej edhe në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike. Sipas drejtuesve të Operatorit të Shpërndarjes, gjatë gjithë ditës së djeshme ka vijuar puna me intensitet për të kryer riparimin e këtyre avarive.
"Nga moti i keq, situata e furnizimit me energji elektrike është e mbushur me avari të shumta. Aktualisht, kemi avari në stacionin e Ibës, në linjën e tensionit të lartë Shkozet-Shijak-Vorë, si dhe avari në të gjitha fidrat ajrorë që furnizojnë fshatin dhe periferinë e Tiranës. Defekte ka pasur në 60 fidra të tensionit të mesëm. E njëjta gjendje paraqitet edhe në rajonin e Durrësit në fidrat ajrorë të periferisë dhe të fshatit. Në informacionet që kemi, e tillë është gjendja edhe në pjesën veriore, por edhe atë jugore të vendit", shprehen përfaqësuesit e OSSH-së.
Ata sqarojnë se në të gjithë vendin po kryhen remonte dhe investime që kapin vlerën e 1 milion eurove. Veçanërisht në tre nënstacione të mëdha të rajonit Tiranë-Durrës, në Selitë dhe Shkozet. Këto remonte pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor. Lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike, drejtuesit e OSSH-së deklarojnë se në vendin tonë nuk po zbatohen kufizime të planifikuara të energjisë elektrike. Ata sqarojnë se po kryhen vetëm remonte dhe investime në linja dhe nënstacione me qëllim fuqizimin e linjave në prag të dimrit. Ndërsa garantojnë se fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit do ta gjejë situatën normale, pasi investimet janë në përfundim.
Këto ditë do të përmirësohen reshjet, por do të jetë më ftohtë
Ulen temperaturat deri në -5 gradë celsius
Një sistem i fuqishëm vranësirash, me qendër në Evropën Qendrore, është shtrirë deri poshtë në Ballkan, duke sjellë edhe temperatura të ulëta dhe reshje shiu, por kryesisht dëbore në të gjithë qendrën e kontinentit. Ky mot i keq me reshje shiu e bore dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave, ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Sipas zyrës së parashikimit të motit, sinoptikania Tanja Porja shprehet se, ulja e ndjeshme e temperaturave pritet sot, ku mëngjeset e zonave malore do të ftohen deri në -4 deri në -5 gradë, por edhe zona e ulët dhe bregdeti do të përjetojnë mëngjese të ftohta. Sinoptikanët pohojnë se Shqipëria, që parmbrëmë në mesnatë, ka përjetuar kushte ekstreme të motit, si pasojë e një sistemi vranësirash të mirorganizuara, të cilat kanë gjeneruar stuhi me rrufe dhe erë të fortë, si edhe sasi të konsiderueshme shiu, në zonat e ulëta dhe bregdet. Ndërsa, në zonat malore ka pasur edhe dëborë. Sasitë më të mëdha të reshjeve janë shënuar në veri të vendit, ku ka pasur shira dhe dëborë si Puka, Kukësi, Shkodra, por edhe qendra e vendit ka përjetuar shira intensivë. Problematik ka qenë bregdeti dhe deti, ku era e fortë ka gjeneruar dallgë deri 3 metra, ndërsa Otranto ka pasur dallgë më të larta. Konkretisht, disa nga zonat më problematike janë Puka, Shkodra, Kukësi, Tirana, Berati dhe Gjirokastra. Shqetësuese paraqitet stuhia në det, e cila ka rënduar dhe trafikun detar. Meteorologët shpjegojnë se shpejtësia e erës gjatë natës së parmbrëmshme ka qenë 30 m në sekondë, ndërkohë dallgët e detit janë regjistruar me 8 ballë.
Për orët në vijim, deri të hënën, pritet një përmirësim gradual i situatës së reshjeve, por një keqësim i tablosë së temperaturave, duke shënuar rënie sot dhe nesër deri në -5 gradë në veri të vendit. Sipas parashikimit për javën e re, meteorologët konfirmojnë vazhdimësi të motit të paqëndrueshëm, por me reshje dhe erë më pak të fuqishme se të këtyre netëve.
Bulqizë
Prurjet e lumit shembin urën në rrugën e Arbrit
Moti me reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar shembjen e njërës prej këmbëve të urës që po ndërtohet në Rrugën e Arbrit. Kështu, në vendin e quajtur Ura e Qytetit, vetëm 10 kilometra larg qytetit të Bulqizës, ku firma "Euraldi" po punonte për ndërtimin e një ure të re, sipas projektit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, në lotin e dytë të segmentit prej 17 kilometrash, Bulqizë-Ura e Çerenecit. Reshjet e shiut, të shoqëruar me erë të fortë, gjatë natës së ditës së shtunë kanë shkaktuar rritjen e menjëhershme të prurjeve të Zallit të Bulqizës, i cili ka shkaktuar prishjen e njërës prej këmbëve të urës që po ndërtohej mbi këtë Zall. Punëtorët që punojnë prej muajsh për ndërtimin e kësaj ure, thonë se Zalli erdhi i vrullshëm dhe i menjëhershëm, duke mos na dhënë mundësi për largimin e makinerive dhe materialeve të ndërtimit. Kështu uji mori me vete gjithçka, armaturën e ngritur, betonin e hedhur, si dhe dëmtoi makineritë e rënda që ndodheshin aty.
Dibër
Stuhia dëmton linjat. Mbyllen rrugët e komunave të thella
Moti i keq lë pa energji elektrike zonat rurale
Fundvjeshta dha për banorët e Dibrës në verilindje të vendit sinjalet e qarta dhe normale të ardhjes së stinës së dimrit. Gjatë gjithë natës së të shtunës dhe ditës së diel, ka mbretëruar mot me reshje të dendura shiu dhe bore në zona të thella malore. Madje në orët e para të mëngjesit të së dielës, reshje bore kanë nisur të bien edhe në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës. Reshjet që kanë përfshirë rrethet, Dibër, Bulqizë dhe Burrel kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë të zonave rurale në këto rrethe, për shkak të defekteve të shkaktuara në linjat e transmetimit. Burime pranë operatorëve elektrikë të këtyre rretheve saktësojnë se zonat më të prekura nga ndërprerja e energjisë, për shkak të motit me reshje dhe stuhi, janë, Lura, Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta, Trebishti, Martaneshi, Xibër-Murrize, Macukull etj., zona këto të përfshira nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës në këto komuna shkon nga 30 deri në 40 centimetra. Kjo ka shkaktuar edhe izolimin e tyre, pasi rrugët që lidhin këto komuna me qendrat e rretheve përkatëse, rezultojnë të jenë të bllokuara. Ndërkohë në këto rrugë mungojnë skorjet, kripa dhe mjetet borëpastruese, për zhbllokimin e tyre, për mungesë fondesh. Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka funksionuar normalisht, por vazhdimi i rënies së dëborës, sipas e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë, do vërë në vështirësi lëvizjen në segmente të tilla si Qafa e Qenokut, Dishesa e Maranicës, Qafa e Buallit etj. Edhe pse jo zyrtarisht, burime nga OSSH-ja në rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat, pohojnë se si rezultat i motit me reshje dhe erë të fortë, janë këputur telat në mjaft linja transmetimi, si dhe janë rrëzuar shtylla elektrike. Po punohet për rikthimin e energjisë, por askush nuk garanton për afatin e këtij rikthimi.
FIER
Shiu lë 12 lagje pa drita dhe 100 familje pa telefona
Stuhia e djeshme ka shkaktuar probleme të mëdha në furnizimin me energji elektrike në qytetin e Fierit. Plot 12 lagje të qytetit kanë mbetur pa energji për më shumë se 12 orë, pasi moti i keq ka nxjerrë jashtë funksionit të dy nënstacionet e qytetit. Sipas drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Fierit, Arqile Kume, ka pasur një avari në rrjet, që është shkaktuar nga dalja jashtë funksionit e 8 fidrave të këtyre nënstacioneve. Por moti i keq nuk ka shkaktuar vetëm probleme në furnizimin me energji elektrike, por dhe në rrjetin telefonik. Intensiteti i reshjeve ka nxjerrë jashtë funksionit mbi 100 numra telefoni fiks.