E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real, 120 mijë euro për 5 fitore rresht

Sipas gazetave AS dhe "Marca", kreu i shoqërisë "merengues" i ka premtuar nga 120 mijë euro për kokë çdo lojtari, nëse në 5 ndeshjet e ardhshme të kampionatit dhe Champions League skuadra arrin po kaq fitore. Për të dalë nga kriza e rezultateve, presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, ka hedhur një ide mjaft të drejtpërdrejtë dhe nxitëse për lojtarët e tij. Rrugëtimi i skuadrës mbretërore drejt premios së majme nisi mbrëmë me ndeshjen e kampionatit kundër Rekreativo Huelva dhe vazhdon me Getafen, Seviljen, Bate Borisov dhe në fund me Zenitin e Shën Peterburgut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›