Formulari A4, nis raundi i 4-t i pranimeve në fakultete
Një shans i katërt për të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin universitetet publike në vend, vjen përmes Formularit A4. Por këtë herë, degët që ofrohen për pranime janë ato të cilësuara si të pa preferuara.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi dje udhëzimin për "plotësimin e kuotave të parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në IAL publike për vitin akademik 2008-2009". Udhëzimi i fundit për këtë çështje saktëson se "kuotat e parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2008-2009 do të rishpërndahen sipas Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe disa programeve të studimit". Në këtë udhëzim përcaktohen edhe kriteret për kandidatët që kanë të drejtë të aplikojnë me formularin A4.
Aplikimi
Kështu në këtë fazë të katërt regjistrimesh për në universitetet publike të drejtën e aplikimit e kanë të gjithë ata të rinj, që kanë kryer detyrimet e Maturës Shtetërore në vitin 2008 dhe nuk janë të regjistruar në asnjë program studimi të ciklit të parë. Të përjashtuar nga ky proces, ndryshe nga ç‘ndodhi me fazën e tretë të pranimeve, janë ata të rinj që aktualisht janë regjistruar në një fakultet.
Datat
Ministria e Arsimit bën të ditur se prej këtyre nxënësve, ata që kanë aplikuar me formularin A3, dhe nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi, mund të tërheqin, plotësojnë dhe dorëzojnë formularin A4 të personalizuar pranë DAR/ZA përkatëse në datat 24-28 nëntor.
Ndërsa ata nxënës, që nuk kanë aplikuar me formularin A3 dhe nuk janë të regjistruar në asnjë program studimi, të tërheqin plotësojnë dhe dorëzojnë formularin A4 pranë APRIAL-it në datat 24-28 nëntor.
Kuotat
Numrin më të lartë me kuotat e parealizuara e mban Universiteti i Gjirokastrës, me plot 627 vende të lira, për t‘u ndjekur më pas nga Universiteti "Ismail Qemali" në Vlorë, që shënon 574 vende të lira. I lartë është numri i kuotave të parealizuara edhe në Universitetin e Korçës me 530 kuota të lira si dhe në atë të Shkodrës, me 411 të tilla. Në Universitetin e Elbasanit ka ende mundësi për 373 studentë të rinj dhe po kështu në Universitetin Bujqësor të Kamzës janë në dispozicion të të rinjve 142 vende të paplotësuara. Ndërsa, Universiteti i Tiranës ka akoma vende për të rinjtë, por vetëm në filialet e tij të reja të hapura në Kukës dhe Sarandë, në degën e Anglishtes dhe atë të Infermierisë së Përgjithshme. Në total ky universitet ofron mundësi edhe për 76 vende të lira. Ndërkohë që vendet vakante për kandidatët e fundit për studentë janë më së shumti në degët e mësuesisë, të ciklit të ulët, ato të gjuhëve të huaja, matematikë-fizikë. Shumë e refuzuar ka qenë edhe dega e informatikës, si dhe ajo e teknologjisë së informacionit në Universitetin e Vlorës, por edhe inxhinieria mekanike. I vetmi institucion i arsimit të lartë, që nuk regjistron kuota të paplotësuara, është Universiteti Politeknik në Tiranë.
Në total, numri i kuotave të paplotësuara në të gjitha universitetet publike në vend është 2733, ose gati gjysma e vendeve të lira që u hapën në fazën e tretë të pranimeve në fakultete nga Ministria e Arsimit.
Kuotat e pranimeve të reja për vitin akademik 2008-2009
Programi i studimit UT UBT UE UGJ UK USH UV
1. Gjuhë Letërsi 49
2. Gazetari
3. Edukatë Qytetare
4. Gjuhë Angleze 59 67
5. Anglisht (Kukës) 16
6. Anglisht (Sarandë) 19
7. Frëngjisht 69 71
8. Italisht 14 55 51 70
9. Gjermanisht 69 69
10. Gjuhë letërsi greke 70
11. Cikli i Ulët 58 63 61 14
12. Cikli i Ulët Parashkollor 63 51 53 24 73
13. Fizkulturë 22
14. Matematikë 60 100
15. Fizikë 53
16. Matematikë- Fizikë 100 79 56
17. Biologji-Kimi 63 41
18. Matematikë-Informatikë 100 82
19. Informatikë 100
20. Teknologji Informacioni 100
21. Punë Sociale
22. Infermieri e përgjithshme (Kukës) 41
23. Mami (Infermieri) 28 20
24. Turizëm 38 39
25. Marketing
26. Inxh. Navigacioni 17
27. Inxh.Mekanike 100
28. Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) 23 39
29. Financë-Kontabilitet (Lushnjë) 13
30. Agromekanikë 19
31. Hortikulturë (Lushnjë) 24
32. Hortikulturë 55
33. Zootekni dhe Biznes Blegtoral 31
34. Vreshtari-Enologji 32
35. Inxhineri Agronomike 50