Pedagogji speciale në Universitetin e Vlorës
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, priti në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Yvana Enzler, e cila shoqërohej nga drejtori për Shqipërinë i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Daniel M. Zust, dhe drejtorja e Programit, Enkelejda Sula.
Ambasadorja Yvana Enzler dhe ministri Anastas Duro ranë dakord për nënshkrimin në një kohë sa më të shpejtë të një marrëveshjeje trepalëshe, që përfshin edhe Ministrinë e Arsimit, e cila parashikon zbatimin e Programit për Zhvillimin e Seksionit të Pedagogjisë Speciale në Universitetin e Vlorës dhe futjen e kurseve akademike tre+dyvjeçare sipas standardeve të Bolonjës për pedagogë, në bashkëpunim me Universitetin e Lozanës.
Ministri Duro vlerësoi mbështetjen zvicerane në vite, duke theksuar se, "qeveria zvicerane ka qenë lider në kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë në fushën e formimit dhe arsimit profesional në Shqipëri."
"Programi Alb-VET, i cili parashikon mbështetjen për formimin profesional në zonën verilindore të vendit, gjatë vitit 2009 pritet të hyjë në një fazë të re dhe të japë rezultate të dukshme pozitive. Treguesit e punës sonë në fushën e punësimit maten me uljen e nivelit të papunësisë dhe rritjen e punësimit, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efektive që mundësojnë zhvillimin e tregut të punës dhe përafrimin e kërkesës me ofertën në këtë treg, nëpërmjet mundësimit për formim profesional në fushat dhe nivelin që e kërkon tregu. Në këtë kuadër, ofrimi i mundësisë së formimit profesional, nëpërmjet Qendrës së Lëvizshme në zonën verilindore, zona me papunësinë më të lartë në vend, do të thoshte investim për rritjen e punësimit". "Swiss Cooperation është duke zbatuar aktualisht tre projekte me Ministrinë e Punës dhe është kënaqësi për ne t‘ju takojmë, pasi vlerësojmë që kjo është një mundësi e mirë për të diskutuar për vazhdimësinë e tyre, por edhe vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të tjera", u shpreh Enzler.