Ziko: Del Piero është më i mirë se Ibrahimoviç
Legjenda braziliane, Ziko, beson se kapiteni i Juventusit, Aleksandro Del Piero, është lojtar shumë më i mirë se sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviç. Dy ish-partnerët, në sulmin e "Zonjës së Vjetër", janë përballur mbrëmë me njëri-tjetrin. "Del Piero dhe Ibrahimoviç janë dy lojtarë të ndryshëm me stile unike. Del Piero është lojtar më kreativ. Ai ka teknikë më të mirë në goditjen e topit dhe mund ta ndryshojë kahun e tij gjatë lëvizjes. Ata dallojnë edhe në ekzekutimet e gjuajtjeve të lira, sikurse që dallojnë Andrea Pirlo dhe Ronaldinho", është shprehur Ziko.