Moti i keq pezullon punen ne port

Erërat e forta në det të hapur kanë shkaktuar pezullimin e plotë të veprimtarisë në portin e Vlorës. Nga kapiteneria thuhet se fortunali do te vazhdojë dy ditë dhe për këtë asnjë anije nuk është lejuar në det. As trageti i pasagjerëve Vlorë – Brindizi nuk është lejuar të kryejë udhëtimin e tij të programuar.
Për shkak të motit të veshtirë, në qytetin e Vlorës ka patur edhe probleme me energjine elektrike dhe mungesë të internetit. Kapiteneria ka kaluar në gjendje gatishmërie për çdo të papritur që mund të ketë në det, lidhur me lundrimet tranzite, apo me ndonjë anije peshkimi që tenton të dalë.