Kuçi: Mirënjohje Turqisë për mbështetjen
Prishtinë- Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi sot z. Hüsrev Ünler, Ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë dhe në emër të Qeverisë i dëshiroi mirëseardhje në detyrën e tij të re. Zëvendëskryeministri Kuçi ofroi Ambasadorit Ünler mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike të Republikës së Turqisë.
Numri dy i qeverisë vlerësoi lartë mbështetjen që Republika e Turqisë ka bërë në lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në fushën e ekonomisë, sundimin e ligjit, kulturës, etj. Ambasadori Ünler falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen që ofroi në emër të Qeverisë dhe shprehi kënaqësinë që është emëruar ambasador në Kosovë ku ndihet si në shtëpinë e vet.
Ambasadori Ünler shprehi gatishmërinë e Republikës së Turqisë për të ofruar mbështetjen në procesin zhvillimore të Kosovës. Ai potencoi që Republika e Kosovës dhe e Turqisë janë duke hartuar dokumentacionin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve më rëndësi në marrëdhëniet tregtare.