E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Shkupi dhe Prishtina, marrëdhënie diplomatike

Shkup- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Ervan Fuere i ka kërkuar Shkupit dhe Prishtinës që të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, duke vendosur edhe marrëdhënie diplomatike midis tyre. “Përforcimi i marrëdhënieve do të jëtë në dobi të dy shteteve. Duhet të jepen maksimumi që çështjet e hapura mes Prishtinës dhe Shkupit të mbyllen. Të përfundohet demarkacioni i kufirit dhe të vendosen marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve”-tha Fuere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›