E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova vend për të gjithë etnitë

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përuruar dje fillimin e punimeve për ndërtimin e një banese të një qytetari serb. “Familja Spasiq, është një familje që është kthyer për të jetuar në Kosovën e re. Është shembulli më i mirë i mundshëm i jetës në Kosovën e këtij viti, në Kosovën e suksesit, progresit, Kosovës multietnike, të tolerancës dhe zhvillimit”-tha Thaçi. Kryeministri kosovar shtoi se Kosova është vend i të gjithëve, vend i paqes dhe i bashkëjetesës, i perspektivës për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian.

“Ndihem shumë mirë që edhe familja Spasiq po fillon një jetë të re në Kosovën e re, në Kosovën e zhvilluar. Natyrisht, çdo komunitet në Kosovë, ballafaqohet me vështirësi, me kërkesa dhe nevoja të ndryshme. Ne do të jemi pranë çdo familje, të çfarëdo nacionaliteti që të jetë, qoftë shqiptar, serb, qoftë e komuniteteve tjera. Por, jemi sot këtu, në familjen Spasiq, në këtë lagje, komunë, ku bashkëjetesa është shembull, ku jetojnë edhe serbë edhe shqiptarë bashkërisht, në një bashkëjetesë të mirë, tradicionale dhe me zotim për të ardhmen”-tha Thaçi.

Familja Spasiq, është kthyer në Kosovë, pas largimit nga ky vend që prej përfundimit të luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›