Moti i keq probleme ne disa zona te vendit
Reshjet e dëborës dhe ulja e temperaturave kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. I ftohti ka vështirësuar jetesën e banorëve të disa zonave malore, sidomos në veri.Komuna të tëra kanë ngelur të bllokuara, dhe banorët kanë vështirësi në komunikimin me zonat e tjera, për shkak se bora i ka lënë vendin akullit dhe ngricës. Situata paraqitet e njëjtë dhe në disa zona në juglindje. Akset rrugore janë të hapura, por për shkak të ngricave dhe rreziqeve të rrëshqitjes një pjesë e mirë e tyre këshillohet të ecet me zinxhirë.
Kështu sipas specialistit të Sektorit të Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policise Rrugore, Shkëlqim Nezaj, më problematike janë akset Fushë-Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, Qafë Mali - Fierzë, Fushë-Arres – Iballë, në qarjkun e Shkodrës, ndërsa të bllokuara janë akset Selcë - Vermosh dhe Bogë – Theth.Në qarkun e Kukësit kalohen me zinxhirë akset Topojan - Shishtavec dhe Ujmisht - Lusen - Bushtric – Kalaja e Dodës - Dibër.
Përsa i përket qarkut të Dibrës kalohen me zinxhirë akset Sllov – Kalaja e Dodës, Sterblev - Librazhd, Aras - Lurë.
Në qarkun e Korçës kalohet me zinxhir aksi Boboshticë - Dardhë
Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës kalohet me zinxhir aksi Piskovë - Frashër në rrethin e Përmetit. Në të gjitha qarqet e tjera lëvizja është normale, por duhet patur kujdes gjatë natës në segmente të ndryshëm ku ka ngrica.