E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot lamtumira e fundit per prokurorin Xhevat Hana

Ceremonia e homazheve në nder të prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të mbahet në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë në Tiranë nga ora 11.00 deri 12.00, për t’u përcjellë më pas në varrezat e Shish-Tufinës.

Hana ka lindur në Librazhd më 28.03.1953, e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. Xhevat Hana njihet si prokurori që hapi çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Në periudhën 2003–2005 Xhevat Hana ka qenë këshilltar juridik i Presidentit të Republikës, si dhe ndihmës/komisioner në Institucionin e Avokatit te Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›