E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roshi apo Ronaldo kush eshte me i shpejti

Odise Roshi apo Kristiano Ronaldo? Nuk po diskutojmë vlerën futbollistike, pasi është e qartë se vetëm një perëndi si Lionel Mesi ia arrin të kapërcejë një tren ekspres si numri 7 portugez i Realit të Madridit.
Por, ka një aspekt ku fieraku i Këlnit mund të mburret e se lë prapa atë që sot quhet si lojtari i dytë më i mirë në botë dhe që nuk ka hequr dorë kurrë nga ëndrra për t’u cilësuar si numri 1.
Odise Roshi është një njeri tepër i shpejtë dhe siç thotë edhe vetë, i vrapon 30 metrat për 3.7 sekonda, ndërsa 100 metrat e tij janë 10.9 sekonda. Nuk bëhet fjalë për rekorde botërore të atletikës, por për shpejtësi të jashtëzakonshme për futbollin.
Superylli i Realit, sipas mediave, i vrapon 100 metrat për diçka më shumë se 11 sekonda, ndonëse potencialin e ka për 10.6. Po ashtu, ai ka vrapuar 25 metrat për 3.61 sekonda, pra 30 metrat duhet t’i vrapojë afërsisht për 3.9.
Roshi është shprehur për mediat gjermane se i ngjan Kristianos pasi është i shpejtë, simpatik dhe ka një të dashur të bukur si edhe ai.
Në të vërtetë, ngjashmëria është edhe më e madhe kur mëson se shtatlartësia e të dyve është 1.87 metra, ndërsa pesha e përafërt. Shqiptari peshon 78 kg, ndërsa portugezi 80, krejt natyrshëm duke qenë 7 vjet më i madh në moshë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›