E Diel, 1 Nëntor 2026

Shutanovaç: Serbia pro të ardhmes me fqinjët e saj

Beograd - Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç, deklaron se vendi i tij është i interesuar të ndërtojë një të ardhme të përbashkët me fqinjët në familjen e popujve evropianë. Ai theksoi se vetëm duke u mbështetur mbi barazinë mund t’u sillet dobi qytetarëve.

Deklarata e ministrit Shutanovaç erdhi gjatë zhvillimit të ceremonisë së 64 vjetorit të frontit të Sremit. Sipas tij, kjo ditë është apel për paqe dhe mirëkuptim ndërmjet popujve, religjioneve dhe shteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›