E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavi, gjykata urdhëron rinumërimin e votave

Kishiniev - Gjykata Kushtetuese moldave urdhëron komisionin zgjedhor të rinumërojë votat, një javë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në këtë vend. Këtë herë, kontrolleve pritet t’i nënshtrohen edhe listat zgjedhore.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e opozitës, e cila akuzon Partinë Komuniste se ka manipuluar votimet. Sipas pretendimeve të opozitës, në listat e zgjedhësve kishte edhe emra të personave që kanë vdekur prej kohësh.

Ndërkohë, me mijëra qytetarë vazhdojnë protestat përpara selive kryesore në kryeqytetin Kishiniev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›