E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka I mbërrin në Kosovë për një vizitë disa ditore

Prishtinë - Leka Zogu i Parë mbërriti sot në Kosovë ku do të zhvillojë një vizitë disa ditore. Në këtë tur Leka I shoqërohet edhe nga Princi Leka II, dhe nga një delegacion i nivelit të lartë të Oborrit Mbretëror Shqiptar.

Mbreti Leka paraditen e sotme ka bërë një vizitë në varrin e ish-presidentit Rugova. Gjatë ditës ai do të vizitojë edhe varrin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Të martën atij pritet t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Vitisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›