E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbipopullimi, Greqia hap burgjet

Greqi- Mbipopullimi i burgjëve greke ka sjellë edhe dorëzimin në Parlament të amendamentit që parashikon lirimin e qindrave të burgosurve, të denuar deri me 10 vite heqje lirie, nga burgjet e Greqisë.

Ky amendament pritet të dorëzohet sot në Parlamentin grek nga ministri i drejtësisë, Miltiadhis Papajoanu.

Sipas të dhënave burgjet greke mund të mbajnë deri në 9.700 të burgosur por që numri aktual i të burgosurve është 12.200, pra janë 2.300 persona më shumë se kapacitetet e tyre.

Ministria e Drejtësisë greke deklaron se 7000 të burgosur janë të huaj dhe prej tyre 4000 janë dënuar për trafik droge nga 12.200 gjithsej. Po sipas Ministrisë së Drejtësisë 60% e të burgosurve nuk mund të paguajnë as produktet më elementare për higjenën personale. Duke shtuar se nëse do të kishin para për të paguar dënimin e tyre, 800 të burgosur do ishin liruar tashmë.

Nëse ky amendament miratohet atëherë do të lirohen qindra të burgosur prej të cilëve shumë shqiptarë të cilët janë dënuar deri me dhjetë vjet burg.

Përjashtim në këtë amendament bëjnë të denuarit për shkelje të interesave ekonomike të vendit, korrupsion, terrorizëm, abuzim me paratë shtetërore dhe për mospagim të taksave.

Nga amendamenti fitojnë lirinë:

-Personat që janë dënuar deri në 10 vjet burg, me kusht që personi i dënuar deri në tre vjet duhet të ketë bërë 1/10 e dënimit, për ata që janë dënuar deri në 5 vjet burg, duhet të kenë kryer 1/5 e dënimit, ndërsa ata që janë dënuar deri në 10 vjet burg duhet të kenë kryer 1/3 e dënimit.

-Të miturit e dënuar deri në 10 vjet duhet të kenë kryer 1/3 e dënimit, ndërsa për dënime mbi tre vjet, duhet të kenë kryer 1/5 e dënimit.

-Të gjithë ata që do të lirohen gjatë këtij ndryshimi dhe do të kryejnë vepër penale brënda 3 viteve të ardhshme, atëherë do të kryejnë të gjithë dënimin pa asnjë falje.

-Pezullohen dënimet deri në një vit, që janë vendosur me vendime të nxjerra para publikimit të ligjit të ri, në rast se janë bërë të pakthyeshme. Vendimi përfshin vepra penale të vogla.

Sipas zyrtarëve amendamenti nuk do zgjasë shumë dhe do bëhet vetë njëherë.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›