E Diel, 1 Nëntor 2026

Europe permiresohet moti rikthehet normaliteti ne shume vende

Pas më shumë se 2 javësh të ftohti, i cili solli dhe vdekjen e mbi 600 viktimave duket se rrezet e diellit kanë pushtuar kryeqytetet e Europës Lindore , më parë të mbuluara nga retë e zymta të reshjeve të dëborës.

Pothuajse në të gjithë vendet problematike  po kthehet normaliteti, në Rumani rrugët janë hapur plotësisht , po ashtu dhe shkollat. Trafiku në rrugët kryesore të qytetit pothuajse u kthye në normalitet, që në masë të madhe lehtësoi bllokimin që kishte zgjatur disa ditë. Megjithatë, bora mbetet prezente në 24 rajone të vendit dhe më shumë se 23.000 njerëz janë ende të izoluar ndërsa bora e madhe ka bllokuar trafikun në 220 komunitete dhe fshatra anembanë Rumanisë.

Një situatë e përmirësuar duket se ka prekur dhe vendin me problematik të javëve të acarit, Ukraina duket se situata po shkon drejt normalitetit, shkollat janë hapur dhe ka filluar qarkullimi i automjeteve . Edhe pse reshjet e dëborës janë ndërprerë temperaturat vijojnë të jenë nën zero çka mban tek banorët kthimin e një dimri ekstrem .

Një situatë e përmirësuar  shfaqet dhe në Italinë e Greqinë fqinje dy vende të cilat u mbuluan e izoluan jo pak nga reshjet e dëborës. Në Rusi po ashtu  dhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Lindore e Qëndrore. Parashikimet meteorologjike flasim për  temperatura nën zero deri në fund të muajit, por jo ekstreme si ato që pamë 2 javët e para të këtij muaji. Ndërkohë që ajo që banorët i frikësohen ende është rikthimi i acarit dhe ngricës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›