Obama premton vende te reja pune
Hapja e vendeve të reja pune duket se janë arma kryesore e presidentit amerikan, Barak Obama gjatë fushatës së rikandidimit për në krye të Shtëpisë së Bardhë. Obama foli para një turme punëtorësh të Boeing në Everet duke përmendur kompaninë si një model për të gjitha bizneset amerikane. Obama parashikoi se baza amerikane e prodhimit do të kthehet shpejt në ditët e shkuara të suksesit.
"Batica ka filluar të kthehet në rrugën tonë. Gjatë 23 muajve të fundit, bizneset kanë krijuar 3.7 milionë vende të reja pune. Prodhuesit amerikanë po punësojnë për herë të parë që nga vitet 1990. Industria amerikane e automobilave është e fortë, dhe kjo është arsyeja pse ne mund të shohim drejt një të ardhme premtuese", deklaroi ai.
Presidenti mbajti fjalimin e tij para një avioni “Boeing Dreamliner 787”, duke iu referuar si një shembull i së ardhmes së ndritur të Amerikës. Obama premtoi gjithashtu se do të rishikonte legjislacionin për të bërë më të lehtë për kompanitë që punësojnë në vend dhe që hapin biznese në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Reformat tatimore që lehtësojnë hapjen e vendeve të punës së Shtetet e Bashkuara janë kthyer në një argument të rëndësishëm në kuadër dhe të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 .