E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ngrohtë rikthen pushuesit në plazh

Ngrohja e motit ka prishur përfundimisht
qetësinë e plazhit
të Durrësit. Njerëz të çdo moshe
kanë zbarkuar në bregdet, duke u
bërë pjesë e kënaqësive që të fal
dielli dhe natyra, larg zhurmave dhe
smogut të qyteteve të mëdha të
metropolit shqiptar dhe pranë jodit
e zhurmës së valëve të Adriatikut.
Pushues ditorë nga Durrësi dhe
Tirana kanë zbritur në plazhin që
gjithsesi ka ofruar një pamje të
trishtë, jashtë sezonit. Një pjesë
e mirë e vijës bregdetare mbetet
pre e një brezi të gjerë e të trashë
leshterikësh të nxjerrë nga deti.
Janë shfaqur edhe shitësit ambulatorë
për të siguruar fi timet e para.
Temperaturat e larta janë shfrytëzuar
nga qytetarët durrsakë dhe
ata tiranas për të kaluar orë të tëra
në kënaqësinë që të falin rrezet e
diellit buzë detit, era e jodizuar e
Adriatikut, si dhe lokalet që kanë
hapur dyert për të ofruar shërbim
për ta. Megjithatë, rritja e kostos
së jetesës ka mbajtur shumë prej
pushuesve të fundjavës larg lokaleve
dhe më pranë asaj që dhuron
natyra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›