E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë: Ushtria fillon ndërhyrjen kundër protestuesve

Në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok kanë shpërthyer përleshje mes ushtarëve dhe demonstruesve antiqeveritarë. Përleshjet vijnë një ditë pas thirrjeve për revolucion që kryeministri i përmbysur Taksin Shinavatra u bëri përkrahësve të tij.

Zyrtarët thonë se të paktën 68 vetë janë plagosur në përleshje.

Ushtarët e armatosur filluan të ndërhyjnë ndaj demonstruesve sot përpara agimit. Televizioni tregoi pamje trupave që qëllonin në ajër. Sipas dëshmitarëve, demonstruesit hidhnin shishe me benzinë drejt ushtarëve. Gjithashtu në rrugën kryesore ku shpërthyen përleshjet shiheshin zjarre të shumtë.

Dy zyrtarë të qeverisë dolën në televizion dhe bënë thirrje për qetësi.  

Agjencia franceze e lajmeve AFP citonte një zëdhënës të ushtrisë, sipas të cilit ushtarët do të fillojnë me "masa të buta"të shpërndajnë demonstratat dhe pastaj të kalojnë tek "masat e forta”.  Ai tha gjithashtu se ushtarët kanë përdorur gaz lotsjellës.

Dje, ish kryeministri Taksin Shinavatra u bëri thirrje mijra përkrahësve në Bangkok për një revolucion popullor. Duke folur me telefon, ish kryeministri në mërgim deklaroi se do të kthehet në Tajlandë nëse autoritetet sulmojnë përkrahësit e tij. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›