Papa Benedikti bën thirrje për paqe në Festën e Pashkëve
Papa Benedikti bëri sot thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë gjatë meshës së Pashkëve, ndërsa të krishterët nëpër botë festojnë ringjalljen e Jezukrishtit.
Dhjetëra mijëra pelegrinë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar mesazhin e Pashkëve nga Papa Benedikti.
Ati i Shenjtë, i cili do të vizitojë Lindjen e Mesme muajin e ardhshëm tha se do të çojë në rajon mesazhin e shpresës dhe pajtimit.
Ai po ashtu shprehu keqardhje për mungesën e ushqimit në botë, krizën financiare, varfërinë dhe luftrat si dhe konfliket pa fund në kontinentin afrikan.
Papa dha gjithashtu lutje të veçanta për viktimat e tërmetit të javës së kaluar në Italinë qendrore.
Pelegrinët e krishterë po kështu u mblodhën në Jeruzalem për të festuar Pashkët në vendin ku mendohet që Jezukrishti u kryqëzua dhe më pas u ringjall. //ek