Urdhri: Asnjë automjet në rërën e plazhit
Pak ditë pas vdekjes së një
12-vjeçari në plazhin e Durrësit,
prefekti i qarkut, Klodian
Pajuni, ka mbledhur në një
tryezë drejtorin e policisë së qarkut,
shefin e policisë rrugore, kryetarin
e Këshillit të Qarkut dhe kryetarin e
Bashkisë së Durrësit. "Asnjë automjet
të mos lëvizë në fashën bregdetare të
plazhit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit
deri te Përroi i Agait, që nga dita
e shtunë e në vazhdim". Kjo ka qenë
kërkesa e prerë e prefektit Pajuni për
drejtuesit e policisë dhe pushtetit lokal.
Ndërkaq, urdhri do të vlejë edhe
për zonat e tjera bregdetare, deri në
organizimin e punës, ndërkohë që do të
vendoset sinjalistika përkatëse rrugore
për të mbështetur veprimet ndëshkuese
të policisë rrugore ndaj abuzuesve.
Pajuni ka reaguar ndaj pretendimit
të krerëve të policisë, se problemi e
ka burimin te mungesa e sinjalistikës
rrugore që të informojë qytetarët se nuk
mund të lëvizin a qëndrojnë në brezin
ranor me automjete. Përpjekja për t‘u
shfajësuar në njëfarë mënyre për atë që
ndodhi në bregdet tingëlloi qesharake,
ndërkohë që shkaku i problemit mbeti
mungesa e sinjalistikës dhe heqja e saj
nga pronarët e hoteleve dhe lokaleve
të shumta në brezin e rërës, të cilët
kërkojnë të ofrojnë klientelën me
parkim falas në rërë dhe shëtitje në
të. Problemi ekziston në pothuajse
gjithë vijën bregdetare shqiptare që
është në shfrytëzim, por asnjëherë
nuk janë marrë masa konkrete për t‘i
dhënë fund këtij fenomeni që merr dhe
gjymton jetë njerëzore. Kryebashkiaku
i Durrësit propozoi mbylljen e të gjitha
rruginave që dalin në fashën ranore me
beton, me përjashtim të një daljeje të
vetme për rastet emergjente që kërkojnë
ndërhyrjen e autoambulancave
a zjarrfikëseve. Ndërkohë, nga pushtetarët
u kërkua që të aplikohen masa të
rënda ndaj abuzuesve dhe jo thjesht
administrative për ata që udhëtojnë
në rërë. Ndërkohë, drejtori i policisë së
qarkut pohoi se në bazë të statistikave
më shumë persona po humbin jetën
në aksidente automobilistike se në
ngjarje të tjera kriminale. Ndërkaq,
kryetari i qarkut, Seid Kërtusha, e vuri
theksin në një bashkëpunim më të
ngushtë me komunitetin, për të raportuar
rastet e konstatuara në polici dhe
ndihmuar në frenimin e fenomenit
që vret e gjymton. Të udhëtuarit mbi
katër rrota në rërë i ka kushtuar jetën
një 12-vjeçari nga Tepelena, Xhoni
Recka, që kishte vetëm pak kohë që
kishte ardhur së bashku me familjen
për të jetuar në Durrës. Në vjeshtën e
2007-s, një vogëlushe 4- vjeçare humbi
gjithashtu jetën e goditur nga një tjetër
praktikues automjeti në plazh. Prej
vitesh brezi ranor i plazhit të Durrësit
është kthyer në një superstradë të
pëlqyeshme për të gjithë ata që duan
të mësojnë drejtimin e një automjeti
apo të ushtrohen në përdorimin e tij.
Ky problem, ndonëse në periudha të
caktuara, ka pasur vëmendjen e forcave
të policisë për ta ndaluar, asnjëherë
nuk ka gjetur zgjidhje. Vetëm në pikun
e sezonit turistik brezi i rërës së plazhit
"merr frymë" lirisht nga makinat për të
mirëpritur pushuesit. Me të mbaruar
sezoni gjithçka rinis nga e para, pa
asnjë kufi. Në rërë shfaqen familjarë,
grupe të rinjsh e të moshuarish që bëjnë
shëtitje buzë bregut dhe makinat që
lëvizin lirshëm në të. Kjo pamje krijon
një bashkëjetesë të frikshme, që jo rrallëherë
ka rrezikuar jetë njerëzore. Në
komunikatat e policisë, gjatë viteve të
fundit, nuk kanë munguar raportimet
e aksidenteve automobilistike në rërë,
megjithatë policia duket e pafuqishme
për të bllokuar fenomenin që e shndërron
plazhin në rrugë ku testohen
aftësitë e individëve për të drejtuar
automjetet
12-vjeçari në plazhin e Durrësit,
prefekti i qarkut, Klodian
Pajuni, ka mbledhur në një
tryezë drejtorin e policisë së qarkut,
shefin e policisë rrugore, kryetarin
e Këshillit të Qarkut dhe kryetarin e
Bashkisë së Durrësit. "Asnjë automjet
të mos lëvizë në fashën bregdetare të
plazhit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit
deri te Përroi i Agait, që nga dita
e shtunë e në vazhdim". Kjo ka qenë
kërkesa e prerë e prefektit Pajuni për
drejtuesit e policisë dhe pushtetit lokal.
Ndërkaq, urdhri do të vlejë edhe
për zonat e tjera bregdetare, deri në
organizimin e punës, ndërkohë që do të
vendoset sinjalistika përkatëse rrugore
për të mbështetur veprimet ndëshkuese
të policisë rrugore ndaj abuzuesve.
Pajuni ka reaguar ndaj pretendimit
të krerëve të policisë, se problemi e
ka burimin te mungesa e sinjalistikës
rrugore që të informojë qytetarët se nuk
mund të lëvizin a qëndrojnë në brezin
ranor me automjete. Përpjekja për t‘u
shfajësuar në njëfarë mënyre për atë që
ndodhi në bregdet tingëlloi qesharake,
ndërkohë që shkaku i problemit mbeti
mungesa e sinjalistikës dhe heqja e saj
nga pronarët e hoteleve dhe lokaleve
të shumta në brezin e rërës, të cilët
kërkojnë të ofrojnë klientelën me
parkim falas në rërë dhe shëtitje në
të. Problemi ekziston në pothuajse
gjithë vijën bregdetare shqiptare që
është në shfrytëzim, por asnjëherë
nuk janë marrë masa konkrete për t‘i
dhënë fund këtij fenomeni që merr dhe
gjymton jetë njerëzore. Kryebashkiaku
i Durrësit propozoi mbylljen e të gjitha
rruginave që dalin në fashën ranore me
beton, me përjashtim të një daljeje të
vetme për rastet emergjente që kërkojnë
ndërhyrjen e autoambulancave
a zjarrfikëseve. Ndërkohë, nga pushtetarët
u kërkua që të aplikohen masa të
rënda ndaj abuzuesve dhe jo thjesht
administrative për ata që udhëtojnë
në rërë. Ndërkohë, drejtori i policisë së
qarkut pohoi se në bazë të statistikave
më shumë persona po humbin jetën
në aksidente automobilistike se në
ngjarje të tjera kriminale. Ndërkaq,
kryetari i qarkut, Seid Kërtusha, e vuri
theksin në një bashkëpunim më të
ngushtë me komunitetin, për të raportuar
rastet e konstatuara në polici dhe
ndihmuar në frenimin e fenomenit
që vret e gjymton. Të udhëtuarit mbi
katër rrota në rërë i ka kushtuar jetën
një 12-vjeçari nga Tepelena, Xhoni
Recka, që kishte vetëm pak kohë që
kishte ardhur së bashku me familjen
për të jetuar në Durrës. Në vjeshtën e
2007-s, një vogëlushe 4- vjeçare humbi
gjithashtu jetën e goditur nga një tjetër
praktikues automjeti në plazh. Prej
vitesh brezi ranor i plazhit të Durrësit
është kthyer në një superstradë të
pëlqyeshme për të gjithë ata që duan
të mësojnë drejtimin e një automjeti
apo të ushtrohen në përdorimin e tij.
Ky problem, ndonëse në periudha të
caktuara, ka pasur vëmendjen e forcave
të policisë për ta ndaluar, asnjëherë
nuk ka gjetur zgjidhje. Vetëm në pikun
e sezonit turistik brezi i rërës së plazhit
"merr frymë" lirisht nga makinat për të
mirëpritur pushuesit. Me të mbaruar
sezoni gjithçka rinis nga e para, pa
asnjë kufi. Në rërë shfaqen familjarë,
grupe të rinjsh e të moshuarish që bëjnë
shëtitje buzë bregut dhe makinat që
lëvizin lirshëm në të. Kjo pamje krijon
një bashkëjetesë të frikshme, që jo rrallëherë
ka rrezikuar jetë njerëzore. Në
komunikatat e policisë, gjatë viteve të
fundit, nuk kanë munguar raportimet
e aksidenteve automobilistike në rërë,
megjithatë policia duket e pafuqishme
për të bllokuar fenomenin që e shndërron
plazhin në rrugë ku testohen
aftësitë e individëve për të drejtuar
automjetet