E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten në burg gjashtë policë të qarkullimit

Fier

Arrest në burg për gjashtë nga policët rrugorë që u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e “korrupsionit pasiv”. Ndërkohë që për dy kolegë të tyre u dha masa e “arrestit në shtëpi”, ndërsa për një tjetër u dha detyrim paraqitjeje. Pasditen e së premtes, policët e ndaluar janë paraqitur përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për të vlerësuar masën e sigurisë ndaj tyre. Gjyqtari Fatri Islamaj, pasi dëgjoi palët, vendosi që Anesti Gjini, Bardhosh Malaj, Pëllumb Toro, Ermir Gjonçe, Leonard Brahimaj dhe Viktor Gjini të qëndrojnë në burg. Për të arrestuarit Pëllumb çepele dhe Arjan Xheka gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Ndërsa për të arrestuarin Flamur Derveni, gjykata vendosi masën e arrestit “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, për shkak të gjendjes shumë të rëndë të bashkëshortes së tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›