Vidhte nëpër varre, pranga një 36-vjeçari
Durrës
Dhunon varret për t’i vjedhur, arrestohet. Agjentët e parandalimit të krimit në Policinë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Durrësi. I dënuar më parë për vjedhjen e të gjallëve, Dritan M. ka nisur të vjedhë të vdekurit, duke menduar se ata nuk kanë gojë për të dëshmuar. Por 36- vjeçari është kapur mesditën e djeshme me një thes, në të cilin kishte sende të vjedhura në varrezat e reja, në veri të qytetit. Ndaj tij janë ngritur akuzat për dhunim të varreve dhe vjedhje, me të cilat do të përballet para gjykatës në përfundim të hetimeve. Në mënyrë të vazhdueshme, familjarë të atyre që prehen në varrezat e Durrësit kanë ngritur problemin e dëmtimit dhe vjedhjes së varreve nga persona të panjohur, të cilët i ritregojnë sendet e vjedhura në to.
#