Përleshje mes nxënësish pas koncertit të bamirësisë
Fier
Një sherr masiv mes nxënësve të dy shkollave nëntëvjeçare ka krijuar një situatë kaosi në qendër të qytetit të Fierit. Adoleshentët janë përleshur fillimisht pranë lulishtes së bashkisë dhe më pas kanë vazhduar në rrugën kryesore pranë institucionit të njërës prej filialeve të bankave të këtij qyteti. Askush nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte kur kanë parë mbi 50 nxënës që ndiqnin një grup tjetër nxënësish. Dy grupet “rivale” kanë qenë nxënës të shkollave nëntëvjeçare “Andon Xoxe” dhe “Liri Gero” të këtij qyteti. Vetëm falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur qetësimi i situatës. Mësohet se sherri ka nisur në një aktivitet zhvilluar në teatrin “Bylis”, ku një grup fëmijësh kanë dhënë një koncert dhe të ardhurat e përfituara do të shkonin në ndihmë të familjeve të përmbytura në Shkodër.
#