Moti, probleme me energjinë
Qyteti i Burrelit, me 18 mijë banorë, qëndroi dje për 13 orë pa energji elektrike, ndërsa është një ndër zonat me temperatura më të ulëta ditët e fundit. Specialistët thanë se defekti ishte mjaft i rëndë dhe ka ardhur për shkak të ngarkesës dhe motit të keq dhe se riparimi ka qenë shumë i vështirë. Ata shtuan se nëse ai nuk do të përballojë ngarkesën duhet siguruar patjetër një tjetër transformator me kapacitet më të lartë. Ndërsa në qarkun e Kukësit po bëhen ditë që kur energjia elektrike është shkëputur në disa fshatra e komuna të thella, duke riparimi i defekteve aktualisht rezulton i pamundur. Më problematike, sipas njoftimeve të pushtetit vendor, janë fshatrat në Luginën e Valbonës dhe në Rragam të Tropojës. Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë dëmtuar një gjatësi prej 4 km të linjës së tensionit të ulët që furnizon disa mijëra banor të këtyre zonave me energji elektrike. h.p/j.h