E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, bllokohen 2 komuna



Reshjet e dendura të dëborës përfshinë jugun e vendit pasditen e djeshme. Menjëherë janë shfaqur problemet në qytetin e gurtë, ndërsa në fshatra përreth tij bora ka arritur një trashësi të konsiderueshme. Komunat e Zagorisë në Gjirokastër dhe e Frashërit në Përmet janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, që vazhdonin me intensitet dhe gjatë mbrëmjes. Në rrugët nacionale ka pasur vështirësi për automjetet, por më problematike ishte aksi nacional që lidh Gjirokastrën me Sarandën nëpërmjet Qafë-Muzinës. Sipas burimeve policore, forcat e saj janë në gatishmëri për të shmangur incidentet. Ndërsa pushtetarët vendorë po mbajnë kontakte me kryetarët e komunave dhe fshatrave për t’u ardhur në ndihmë banorëve në raste emergjencash shëndetësore. Dy ditë më parë, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë rrëshqitën masive dheu, duke e bllokuar atë disa orë. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›