E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kethrin Zeta-Xhons, konsiderohet si aktorja e veshur më keq



Është e bukur por kjo nuk mund të mjaftojë kur bëhet fjalë për sti dhe finesë. Sipas organizatës “PETA” aktorja Kethrin Zeta-Xhons raportohet se është e para që kryeson listën e “Të Veshurat më Keq”. Sipas “Açess Hollywood”, organizata “Njerëzit për Trajtim Aktiv të Kafshëve” (PETA), ka zgjedhur aktoren e filmit “No Reservations” si personazhin që ka fyer modën me indiferencën e saj për vitin 2009. “Me pantallonat me lëkurë viçi, gëzofin e shëmtuar të dhelprës, dhe çantën prej lëkure të aligatorit, Kethrin Zeta-Xhons duket sikur krijon rrugën e saj duke prerë me thikë”, thuhet në deklaratën e PETA. Grupi planifiki zhvillimin e protestave jashtë shfaqjes së Zeta-Xhons, “A Little Night Music” që u shfaq dje në Broduej. “PETA” po ashtu ka kritikuar zgjidhjet e modës të Xhenifer Lopez, Xhesika Simpson dhe Keit Hudson.

Tejlor Suift
Betohet se nuk do të merret më me meshkujt

Tejlor Suift raportohet se është këshilluar nga nëna e saj Andrea ta lërë mënjanë jetën në çift dhe të përqendrohet në punë. Sipas mediave amerikane, këngëtares i është thënë se thashethemet për lidhjet me Tejlor Lautner, Kori Monteith dhe Xhon Majer, mund të kenë ndikim negativ në imazhin e saj. “Andrea i ka thënë Tejlorit se ajo duhet të vendosë karrierën para dashurisë. Andrea, e cila mundohet të ketë kontroll në karrierën dhe jetën personale të këngëtares, mendon se Tejlor ka punuar shumë për të lejuar që gjithçka të shkojë poshtë për shkak të një mashkulli”, ka hënë burimi i afërt me 20-vjeçaren. Bukuroshja njihet për talentin e saj në aktrim dhe muzikë, ku në vitin 2009 u konsiderua këngëtarja me më shumë disqe të shitur në mbarë botën.

15 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›