Moti, shi në fundjavë, ulen temperaturat
Paqendrushmëria do të vijojë të na shoqërojë për ditët e ardhshme. Kjo javënë mbyllje do të karakterizohet nga vranësirat e ccrregullta, rreshjet e shiut, ndërsa në zonat malore do të rikthehen rreshjet e dëborës. Shërbimi Meterologjik i Ushtrisë njofton se, masat ajrore në qarkulllim janë relativisht të lagështa dhe të ftohta. E hëna dhe e marta, të shoqëruara hera herës me vranësira të çrregullta do të sjellin një stabilizim të kushteve atmosferike.Por, nuk do të zgjasë shumë ky përmirësim pasi mesjava sjell një front të ri, i shoqëruar me reshje dhe zbritje temperaturash.Era nuk përbën karakteristikë të vecantë për gjithë këto ditë. Shpejtësia e saj nuk do t'i kalojë 10 metra për sekondë, ndërsa valëzimi në det pritet të shkojë deri në 5 ballë.