Moti/Java e re, kthjellime e rritje temperature

Edhe pse tashmë jemi në stinën e vjeshtës, java e re pritet të nisë me një ndryshim të temperaturave. Ndryshimi i kushteve të motit do të jetë i ndjeshëm dy ditët e para të javës, ku pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga temperatura më të larta se fundjava që po lëmë pas. Megjithatë,parashikohet që tepetarurat e ajrit të jenë të freskëta. Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe në zona të ulëta. Ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore. Gjatë pasdites vijon stabilizimi i atmosferës, duke bërë që në të gjithë vendin të dominojnë kthjellimet, por në zonat malore do të ketë dhe vranësira kalimtar. Era fryne e lehtë në tokë dhe mesatare në det me drejtim veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit janë ulur me 2 deri në 3 gradë Celsius, por mesdita sjellë një rritje deri në katër gradë celsius. Në Tiranë, temperaturat më të ulëta në ditën e sotme kanë shënuar 14 grade celsius, ndërsa më e larta do të shënojë 23 gradë celsius .
Ndërsa ditën e hënë , moti i kthjellët do të karakterizojë të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar zonat malore ku do të ketë kalime vranësirash të lehta. Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, nga drejtimi verior-verilindor, ndërsa deti do të ketë një dallgëzim të ulët. Temperaturat e ajrit pritet që të ulen lehtësisht në mëngjes, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të temperaturave prej dy tre gradësh, në të gjithë tërritorin shqiptar.