Moti/Paqëndrueshmëri deri të martën e ardhshme

Ndryshimi drastik i atmosferës i cili bëri që të përjetojmë një vjeshtë të vogël në mes të verës, konsiderohet si anormalitet nga meteorologët. Shërbimi "Meteoalb", madje bën të ditur se, edhe sasia e reshjeve të regjistruara deri më tani, janë mbi normën mesatare të stinës. Sa duket, klima ka filluar të humbasë ekuilibrin duke na bërë të përjetojmë të gjitha ekstremet brenda një stine të vetme.
Sipas "Meteoalb", moti i paqendrueshëm pritet të zgjasë deri të martën e javës tjetër, ku pavarësisht ndërprerjeve fenomenet nuk do të mungojnë. Megjithatë, humbjen e vlerave termike atmosfera do të fillojë të rifitojë të premten, ku më e ndjeshme kjo rritje do të jetë të dielën. Aktualisht vendi është përfshirë nga mot i keq, dhe dita e martë ka shënuar edhe vlerat më të ulëta të kësaj stine. Temperatura më e lartë e rregjistruar nga termometri atmosferik ka qenë 23 -24 gradë Celsius.