Qendër e dializës, Turqia jep 250 mijë euro ndihmë
Në spitalin pediatrik në kryeqytet do të ngrihet e para qendër hemodialize për fëmijë. Ministria e shëndetësië ka nënshkruar me shtetin Turk, marrëveshjen e cila mundëson ngritjen dhe funksionimin e këtj shërbimi. Sipas marrëveshjes pala turke ka investuar 250 mijë euro për apartura dhe kualifikimin e personelit ndihmës. Aktualisht pranë spitalit të fëmijëve në QU Nënë Tereza, ka përfunduar rikonstruksioni dhe përshtatja e ambjenteve të hemodializës. Ndërsa pala turke ka çelur tenderin për blerjen e aparateve të hemodializës, që do t'u shërbejnë fëmijëve që kanë probleme të rënda me veshkat.